TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KOMF lanson fushatën “Në dorën tane” – institucionet të sigurojnë mirëqenie sociale për të gjithë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
KOMF lanson fushatën “Në dorën tane” – institucionet të sigurojnë mirëqenie sociale për të gjithë

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), ka bërë hapjen e fushatës nacionale vetëdijesuese “Në dorën tane”.

Në hapje të fushatës është shfaqur një video vetëdijesuese si dhe është prezantuar një instalacion, që flisnin për rëndësinë e mbrojtjes dhe ofrimit të shërbimeve për fëmijët dhe familjet e cenueshme.

Drejtoresha e KOMF-it, Donjeta Kelmendi tha se përmes kësaj fushate synojnë që të mobilizojë vendimmarrësit dhe përgjegjësit kryesorë për sigurimin e mirëqenies sociale për të gjithë qytetarët dhe veçanërisht fëmijët.

Kjo sipas saj, me qëllim që të merren masa për ndërhyrjet emergjente të domosdoshme në ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare, të qëndrueshme e cilësore.

“Po e hapim fushatën nacionale me moton ‘Në dorën tane’. Qëllimi i fushatës është vetëdijesimi, sensibilizimi dhe mobilizimi i të gjitha institucioneve dhe ofruesve të shërbimeve në nivel komunal dhe qendror. Po ashtu, kjo fushatë është një thirrje edhe për deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë mandatin për të miratuar ligje që avancojnë gjendjen e fëmijëve dhe familjeve të cenueshme që kanë nevojë për shërbime sociale. Duam ta përçojmë mesazhin se gjendja e fëmijëve dhe familjeve të cenueshme nuk është e mirë, ata kanë nevojë për mbështetje. Pa lënë anash, është një thirrje edhe për prindërit, të cilët kanë përgjegjësi kujdesin e fëmijëve të tyre”, tha ajo.

Kjo fushatë mundësohet në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekti financuar nga Bashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror– OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP, dhe programit të Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK: 32 amandamente për buxhetin nuk kanë marrë mbështetje nga Qeveria

PDK: 32 amandamente për buxhetin nuk kanë marrë mbështetje nga Qeveria

AUV asgjëson mbi 7,900 produkte ushqimore për fëmijë të markave Aptamil dhe Nutricia Bebelac

AUV asgjëson mbi 7,900 produkte ushqimore për fëmijë të markave Aptamil dhe Nutricia Bebelac

Kusari-Lila: Ligji për çmimet tavan i domosdoshëm, përfshin edhe vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese

Kusari-Lila: Ligji për çmimet tavan i domosdoshëm, përfshin edhe vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese

Familja shqiptare në jug të Serbisë në shënjestër të një fushate përndjekëse

Ancelotti zbulon të ardhmen e tij

Ancelotti zbulon të ardhmen e tij

Familja shqiptare në jug të Serbisë në shënjestër të një fushate përndjekëse

Familja shqiptare në jug të Serbisë në shënjestër të një fushate përndjekëse

KOK-u shpall sot sportistët më të mirë të vitit

KOK-u shpall sot sportistët më të mirë të vitit

Llapi-Drita nuk zhvillohet në “Zahir Pajaziti”, ja ku do të luhet ndeshja

Llapi-Drita nuk zhvillohet në “Zahir Pajaziti”, ja ku do të luhet ndeshja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën