TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti pret në takim Ismail Kadaren, tregon se si ka lexuar të gjitha veprat e tij

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti pret në takim Ismail Kadaren, tregon se si ka lexuar të gjitha veprat e tij

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim shkrimtarin shqiptar, Ismail Kadare.

Përmes një komunikate të lëshuar për media, bëhet e ditur se gjatë takimit kanë bashkëbiseduar për letërsi, histori e kulturën shqiptare.

Njëherit, Kurti ka treguar se ka lexuar të gjitha veprat e Kadaresë.

Tutje thuhet se kryeministri Kurti gjatë bashkëbisedimit i kujtoi Kadaresë se si librat e tij kanë qenë kriter për t’u lexuar nga nxënësit, duke përmendur kështu veprat e famshme “Princesha Argjiro”,  “Kështjella”, “Ura me tri harqe” dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Ai shprehu se pikërisht këto vëllime kanë qenë motivi i cili ka nxitur leximin e gjitha veprave të Kadaresë.

“Për shkak se kjo krijimtari e Kadaresë vë në pah historinë kombëtare shqiptare nga një kënd tjetër, atë më njerëzor dhe shpirtëror, sipas kryeministrit është arsyeja që e bën një art aq të bukur të tregimit dhe inkurajim për të lexuar tregimin e historisë. Rrjedhimisht, ai ritheksoi se brezave të rinj duhet të ua mësojmë më shumë historinë nëpërmjet letërsisë së Kadaresë, pasi që ajo është e pazëvendësueshme dhe thelbësore. Në anën tjetër, shkrimtari Ismail Kadare vlerësoi fjalët e kryeministrit, duke potencuar se puna dhe krijimtaria për kombet është ndër detyrimet morale e universale. Ndërkaq, Shqipërinë ai e renditi ndër vendet e para në zonën e Evropës që ka botuar letërsi, siç janë librat historik e kombëtar në gjuhën shqipe”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se Kadare shtoi se përveç se është shërbim për vet popullin shqiptar, ka një rol të veçantë edhe në shërbimin ndaj gjithë zonës evropiane, që e gjen rifillimin dhe frymëzimin në kohën e Dantes, përcjell teve1.info.

Në këtë takim kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ndërkaq bashkë me shkrimtarin Ismail Kadare ishte bashkëshortja e tij, Helena Kadare.

Sot gjatë ditës u bë hapja e edicionit të 23-të të Panairit të Librit , organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku mori pjesë edhe kryeministri Kurti.​/teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maloku: Fushata në terren po zhvillohet normalisht, por rrjetet sociale janë të mbushura me manipulime

Maloku: Fushata në terren po zhvillohet normalisht, por rrjetet sociale janë të mbushura me manipulime

Haxhiu: Gagica ishte zë i rëndësishëm i mërgatës shqiptare kur Kosova kishte nevojë të dëgjohej jashtë vendit

Haxhiu reagon për tragjedinë në Shëngjin: Institucionet e Kosovës në kontakt me autoritetet shqiptare

Konjufca shpreh ngushëllime për familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin

Konjufca shpreh ngushëllime për familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin

Zgjedhjet e parakohshme – KQZ sot mban mbledhjen për përgatitjet për 28 dhjetor

​KQZ me plan operacional për ditën e zgjedhjeve

Rama publikon projektin për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja…

Tragjedia në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit

Tragjedia në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit

Gjini: Kosova duhet të zgjedhë rrugën e zhvillimit

Gjini: Kosova duhet të zgjedhë rrugën e zhvillimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën