TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Marrëveshja e dakorduar me Serbinë duhet të zbatohet shpejt dhe pa kushtëzime

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti: Marrëveshja e dakorduar me Serbinë duhet të zbatohet shpejt dhe pa kushtëzime

Kryeministri i Kosovës, Alban Kurti priti sot në një takim mirëseardhës Ambasadorin e ri joresident të Australisë për Kosovë, Richard Rodgers.

Në fillim të takimit, kryeministri shprehu falënderimin e tij, të shtetit dhe popullit të Kosovës për miqësinë, ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Australisë.

Ai tha se Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse për kontributin e Australisë për pranimin e 4000 refugjatëve në vitin 1999 dhe për përkrahjen e pandërprerë në fuqizimin e subjektivitet ndërkombëtar të Republikës së Kosovës përmes anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Australia ishte shteti i 8-të që e njohu pavarësinë e Kosovës, vetëm një ditë pas shpalljes së saj.

Ata folën edhe për raportet dypalëshe ndërmjet vendeve dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit, teksa kryeministri e njoftoi për progresin në sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe demokratik në dy vitet e fundit.

Ambasadori Rodgers u shpreh se dy vendet ndajnë dëshirën e përbashkët për sundim të ligjit dhe dashurinë për demokraci dhe se pret qe puna e tij të jetë më lehtë për shkak të vlerave të njëjta që ndajmë.

“Ndër të tjerash, kryeministri Kurti dhe ambasadori Rodgers biseduan edhe për rreziqet që dezinformimi paraqet për shoqëritë tona dhe demokracinë, si dhe për domosdoshmërinë e trajtimit të tij. Gjithashtu, diskutuan edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, me theks te Marrëveshja Bazike e dakorduar me 27 shkurt dhe Aneksi i saj me 18 mars. Në lidhje me këtë, kryeministri Kurti tha se ajo duhet të zbatohet e plotë, shpejt dhe pa kushtëzime”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Kryeministri Kurti e uroi ambasadorin Rodgers për përgjegjësinë e re, duke i dëshiruar suksese në përmbushjen e saj dhe duke i ofruar bashkëpunim të afër të tij dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Diaspora në fokus para zgjedhjeve, kritika ndaj partive për “kujdes sezonal”

KQZ: Edhe qytetarët që ndodhen përkohësisht jashtë Kosovës mund të votojnë më 7 qershor

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Arrestohet një i dyshuar në Ferizaj pasi rrahu babanë e ish-bashkëshortes

​Pacolli fajëson Muhaxherin për mungesën e planit rregullues në Rugovë, paralajmëron ndërhyrje të ministrisë

​Pacolli fajëson Muhaxherin për mungesën e planit rregullues në Rugovë, paralajmëron ndërhyrje të ministrisë

Grupi nga Prizreni dhe Shtimja janë nisur sot nga Kosova për në haxh

Grupi nga Prizreni dhe Shtimja janë nisur sot nga Kosova për në haxh

Shqipëria sonte në finalen e Eurovisionit, Alis ngjitet i pesti në skenë me “Nan”

​Dy të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël në Gjermani

​Dy të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël në Gjermani

PZAP-ja e lë në fuqi vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e opozitës serbe për zgjedhjet e qershorit

PZAP-ja e lë në fuqi vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e opozitës serbe për zgjedhjet e qershorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën