Një qytetar është raportuar se ka nxjerrë gurë me eskavator jashtëligjshëm në fshatin Zhur të Prizrenit, raporton teve1.info
Sipas raportit policor, në vendngjarje kanë dalë njësitet policore së bashku me prokurorin dhe rasti është iniciuar si degradim i natyrës dhe ndotje.
Rasti po hetohet.
“Fsh. Zhur, Prizren 05.06.2023 – 14:00. Raportohet se një i dyshuar mashkull kosovar në mënyrë të pa ligjshme është hasur duke nxjerr gurë me eskavator në një vend- gurishtë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në komunikatë.