TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Helmimi i nxënëseve afgane, 80 vajza janë shtruar në spital

Gati 80 nxënëse të shkollave fillore në Afganistan u shtruan në spital pasi u helmuan. Kjo është hera e parë që ndodh ky lloj sulmi që kur talebanët erdhën në pushtet në gusht të vitit 2021 dhe filluan goditjen e tyre ndaj të drejtave dhe lirive të grave dhe vajzave afgane.

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Helmimi i nxënëseve afgane, 80 vajza janë shtruar në spital

Në repartin e një emergjence në Sar-e- Paul u sollën gati 80 vajza afgane të helmuara.

Nxënëset nga dy shkolla fillore të provincës pas orëve të mësimit filluan të kenë simptoma si të vjella, astmë dhe dhimbje koke.

Mohammad Rahmani, zyrtar taleban i arsimit në Afganistan nuk dha asnjë informacion se si u helmuan vajzat apo natyrën e plagëve të tyre.

Rahmani tha se vajzat e helmuara janë nga klasa e parë dhe ajo e gjashtë.

“Ndodhi në fillim të orëve të mësimit dhe nxënëset që po shkonin nëpër klasa u helmuan, kishin të vjella dhe kishin astmë dhe dhimbje koke. Ne dërguam nxënëset për në spital dhe tani ato janë të gjitha mirë”, tha ai.

Mendohet të jetë hera e parë që ndodh ky lloj sulmi që kur talebanët erdhën në pushtet në gusht të vitit 2021 dhe filluan goditjen e tyre ndaj të drejtave dhe lirive të grave dhe vajzave afgane.

Vajzave në Afganistan u ndalohet arsimimi përtej klasës së gjashtë, duke përfshirë universitetin, dhe grave u ndalohen shumica e vendeve të punës dhe hapësirat publike.

Irani fqinj është tronditur nga një valë helmimesh, kryesisht në shkollat e vajzave, që daton në nëntorin e kaluar./Tëvë1/

Tags: afganistanhelmimi i nxenesve
ShareTweet

Postime të ngjashme

Raporti i NYT: Zyrtari amerikan mbrojti Netanyahun nga shqyrtimi i Uashingtonit përmes kabllogrameve të filtruara

Raporti i NYT: Zyrtari amerikan mbrojti Netanyahun nga shqyrtimi i Uashingtonit përmes kabllogrameve të filtruara

Një punonjës shkolle vritet në sulmin e dytë në shkollë në Poloni brenda 2 ditësh

Një punonjës shkolle vritet në sulmin e dytë në shkollë në Poloni brenda 2 ditësh

Të paktën 30 persona të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë

Të paktën 30 persona të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë

Dy persona humbin jetën pas shembjes së një ndërtese në Stamboll

Dy persona humbin jetën pas shembjes së një ndërtese në Stamboll

Hoti: Individë e grupe në PDK duan më shumë rrëzimin e Kurtit se lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Hoti: Individë e grupe në PDK duan më shumë rrëzimin e Kurtit se lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Anëtarë të VV-së pjesë e stafit të presidentes,Hoti: Gjëra të vogla, mund të jetë nga urgjenca

Anëtarë të VV-së pjesë e stafit të presidentes,Hoti: Gjëra të vogla, mund të jetë nga urgjenca

Gruda: Qeveria Kurti po e shkatërron administratën publike

Gruda: Ligji për Specialen nuk e shkel Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare

Haxhiu: Miqësinë me Gjermaninë e pasurojnë shqiptarët e Kosovës që jetojnë atje

Haxhiu: Miqësinë me Gjermaninë e pasurojnë shqiptarët e Kosovës që jetojnë atje

“Këndi i Debatit” 08.10.2026

“Këndi i Debatit” 08.10.2026

A është normalizuar shkelja e Kushtetutës në Kosovë?

Vonesat në formimin e institucioneve, a është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës?

Vdekja e punëtorit në vendin e punës, arrestohen gjashtë persona

Policia sqaron rastin e videos me armë në një shkollë në Ferizaj: Ishte lodër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën