Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është takuar sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier në rezidencën e tij për një drek pune.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka publikuar një fotografi së bashku me Hovenier, teksa ka theksuar se raporti i Kosovës me SHBA-në është i shenjtë, i pazëvendësueshëm dhe i përhershëm, raporton teve1.info
“Raporti i Kosovës me SHBA-në është i shenjtë, i pazëvendesueshëm dhe i përhershëm. Diskutime të frytshme dhe miqësore me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, sot, gjatë një dreke pune në rezidencën e tij”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.







