Pak çaste me parë pasi u publikua një vendim i UEFA-së për dënimin e kryetarit aktual të FFK-së, Agim Ademi deri në fundin e vitit 2022. Rreth kësaj çështje ka dalur me një komunikatë edhe vetë Ademi.
Ai tha se Komisioni Disiplinor ka propozuar për të marrë një vendim, por që asnjëherë nuk është marrë dhe ka hyrë në fuqi. Ademi në emisionin e sportit në RTK tha se nuk ka pasur një letër të tillë. Por pasi që i është publikuar kryetari aktual i FFK-së doli me një version ndryshe.
“Sqarim për opinion rreth të pavërtetave në lidhje me pretendimin e një vendimi të UEFA-s ndaj meje
Sa më afër ditës së kuvendit të rregullt zgjedhor në vazhdimësi po tentohet të dezinfomohet opinioni me informata jo të sakta rreth meje. Sot gjatë mbrëmjes është prezantuar një draftvendim i Komisionit Disiplinor të UEFA-s, i vitit 2020, i cili kishte propozuar për të marrë një vendim ndaj meje por që asnjëherë nuk është marrë dhe nuk ka hyrë në fuqi. Rrjedhimisht asnjëherë s’ka pas vendim dënues nga UEFA ndaj meje”, ka shkruar në komunikatë Ademi.
“Derisa në vitin 2020 rasti im personal ishte në procedurë gjyqsore në Kosovë, ishte kërkuar nga UEFA që të marrë masa me pretekstin se kishte dënim në Kosovë ndaj meje. Pas marrjes së vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, UEFA i ka ndalur të gjitha porcedurat diciplinore dhe asnjëherë nuk ka pasur vendim të plotfuqishëm nga UEFA ndaj meje. Po të ishte e kundërta, unë nuk do të mund të rrija në pozitën e kryetarit të FFK-së për dy vite prej asaj kohe. Fatkeqësisht, kjo është edhe një përpjekje e radhës që tentohet të ndryshohet vullneti i anëtarëve të Kuvendit të FFK-së me të pavertëta dhe dezinformata. E vërteta është se anëtarët e FFK-së, klubet me delegatët e tyre, e njohin të vërtetën dhe punën e deritashme timen në FFK dhe ata do të jenë të vetmit që do të vendosin për FFK-në dhe askush tjetër”, shtoi tutje Ademi.
/Tëvë1/