Komuniteti Shqiptaro-Amerikan ka bërë thirje sot për veprim të menjëhershëm kundër Serbisë për shkak të akteve të dhunës dhe sulmit ndaj trupave të NATO-s, policëve e gazetarëve në Kosovë.
Komuniteti shqiptaro-amerikan ka potencuar përmes një deklarate se aktet e dhunës nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq brenda Kosovës nuk mund të kalojnë pa reagim të komunitetit ndërkombëtar, shkruan teve1.info.
Tutje shtojnë se qëllimi i Beogradit është që konflikti të përhapet edhe në vendet fqinje.
“Jemi dëshmitarë të akteve të dhunës së kryer nga grupe të organizuara pro-ruse nga Serbia ndaj policëve të Kosovës, trupave paqeruajtëse të NATO-s dhe gazetarëve në veriun e Kosovës. Aktet e serbëve etnikë që dhunshëm tentuan të hyjnë në objektet qeveritare, orkestruar direkt nga rexhimi i Beogradit, dëshmojnë kërcënimet e përsëritura ndaj paqes dhe sigurisë në një kohë tejet të tensionuar në Evropë. Këto akte dhune nga Vucici dhe falangat e tij, brenda territorit sovran të Republikës së Kosovës, nuk mund të kalojnë pa një reagim të ashpër nga komuniteti ndërkombtar. Ne jemi të shqetësuar se qëllimi i rexhimit të Beogradit, në përputhje me lojalitetin e tyre ndaj Rusisë, është që konflikti të shpërthejë dhe të përhapet në vendet fqinje, duke ndezur potencialisht luftëra të reja në Ballkan – për të hapur një front tjetër në Evropë. Është e domosdoshme që SHBA dhe aleatët e saj të kuptojnë më në fund peshën e rëndë të situatës dhe të marrin një qëndrim të vendosur kundër shantazhit nga Serbia në vend të përkëdheljes së vazhdueshme ndaj provokimeve të saj.”, thuhet në komunikatë.
Ata po ashtu i kanë bërë thirrje administratës amerikane “që t’i japë fund politikës së saj të përkëdheljes ndaj Serbisë dhe të insistojë që çdo dialog për normalizim të marrëdhënieve ndërshtetërore të udhëhiqet nga SHBA dhe të ketë në qendër njohjen reciproke të Kosovës dhe Serbisë, siç është deklaruar qartë Presidenti Biden dhe katër presidentët para tij”.
“Përkundër mungesës së fundit të masave të domosdoshme kundër Vucicit dhe ndërmarrjes së tij kriminale, Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar të jenë mbështetës i fuqishëm i sigurisë dhe sovranitetit të Kosovës – përkushtuar për të mbështetur demokracinë e saj pa përjashtim. Poashtu, para se të bëhet vonë, i bëjmë thirrje administratës amerikane që t’i japë fund politikës së saj të përkëdheljes ndaj Serbisë dhe të insistojë që çdo dialog për normalizim të marrëdhënieve ndërshtetërore të udhëhiqet nga SHBA dhe të ketë në qendër njohjen reciproke të Kosovës dhe Sërbisë, siç është deklaruar qartë Presidenti Biden dhe katër presidentët para tij. Duke forcuar partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, të dy vendet mund të punojnë drejt përfundimit të ciklit të dhunës dhe arritjes së një paqeje të qëndrueshme në Ballkan, duke evituar ndikimin dhe agresionin rus dhe kinez në Evropën Juglindore.”, është bërë e ditur tutje në deklaratë
Nënshkruesit e deklaratës, Organizatat shqiptaro-amerikane:
Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA)
Batalioni Atlantiku – Atlantic Battalion
Federata Panshiqptare – VATRA
Shoqata Malesia e Madhe, New York
Shoqata Malesia e Madhe, Michigan
Komuniteti Shqiptaro-Amerikan nga Illinois (KShAI)
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare
Shoqata Peja – New York
Shoqata Kraja
Shoqata Ulqini – Chicago
Shoqata Çameria
Shoqata Prespa – Chicago
Shoqata Uskana
Fondacioni Plavë Guci
Shoqata Ana e Malit
Shoqata Valet e Liqenit
Shoqata Jehona – Michigan
Fondacioni Luka
Dardania – Shoqata Shqiptaro-Amerikane Houston-Teksas










