TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Muja: Kryetarët nga radhët e VV-së do qëndrojnë në objektet komunale, të kenë guximin edhe ata nga PDK

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Muja e quan non-paper “kornizën e re të dialogut”, thotë se u inicua nga Vuçiqi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, thotë se dy kryetarët nga radhët e tyre në komunat veriore, do të vazhdojnë të qëndrojnë në objekte komunale, pavarësisht protestave dhe kërkesave ndërkombëtare që ata të ushtrojnë mandatin e tyre në objekte të tjera publike.

Sipas tij, kryetar i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, tashmë kanë filluar të ofrojnë shërbime për qytetarët dhe t’i zbatojnë detyrimet ndaj institucioneve të Kosovës.

Ai thekson për KosovaPress, se protestat në komunën e Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit, janë të organizuara nga grupet kriminale serbe dhe të dirigjuara nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

“Dy kryetarët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviq, do të qëndrojnë, ata janë të përkushtuar me qëndru (në objekte komunale) dhe me fillu menjëherë me ofru punë dhe shërbime ndaj qytetarëve por edhe me kry detyrimet ndaj shtetit të Kosovës. Kjo është qasja e tyre, filluan dje me pagesat e faturave të energjisë elektrike që nuk është paguar që 20 vite dhe pastaj do të fillohet me adresimin e sfidave lokale, parkingjet, infrastruktura lokale…Policia e Kosovës dhe kryetarët në asnjë moment nuk duhet të lëshojnë (objektin), unë jam i bindur e aty ka pak popullsi lokale, krejt veriu mund të jetë 40 mijë banorë. (Protestat) nuk vijnë prej popullsisë lokale, ata që i pamë dje nuk janë protestues, ata janë struktura apo agjentura e drejtpërdrejtë e Vuçiqit të ndërlidhura me shërbimin e sigurisë së Serbisë”, thotë ai.

Deputeti i mazhorancës kritikon Partinë Demokratike të Kosovës, e cila sipas tij, ka sugjeruar që kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqirin dhe ai i Zveçanit, Ilir Peci të mos ushtrojnë detyrën e tyre në objektet komunale.

“Unë mund të garantoj se dy kandidatë nga Lëvizja Vetëvendosje do të qëndrojnë dhe do të jenë aty. Nuk mund të garantoj për të tjerët. Por unë shpresoj që ata do të kenë guximin e nevojshëm politik ashtu siç kur kanë dal për me marrë mandatin, madje në kërkesat e tyre fillestare ka qenë që detyrimisht duhet me shku në objekte komunale. Zyrtarisht edhe PDK-ja ka dal me një komunikatë, tash le të fillon edhe një herë PDK-ja, megjithëse është një veprim i paarritshëm heroik për ata, që të bëjnë diçka çfarë kërkuan në fillim. Nuk ka qenë domosdoshmërish qëndrimi i tyre, është luhatur edhe para takimit (me ambasadorët). Çfarëdo që kanë vendosë ata, të jeni të bindur se ka ardhur nga Memli Krasniqi dhe Bedri Hamza, s’ka të bëjë me ambasadën apo diçka”, thekson ai.

Muja arsyeton nevojën që Policinë e Kosovës të asistojë për hyrjen në objekte komunale të kryetarëve të zgjedhur në veri.

Sipas tij, zgjidhja e vetme është që të pranohen rezultatet e zgjedhjeve të 18 prillit në veri dhe strukturat kriminale atje t’i ndërpresin protestat.

“Policia e ka bërë vlerësimet mbi bazën e sjelljeve paraprake të grupeve kriminale atje. Në të kaluarën këto grupe kriminale kanë vra edhe kryetarë të komunave, kandidatë për kryetar dhe kishim për detyrë të sigurohen parakushte. Pasi Lista Serbe me shtetin serb e kanë vra Dimitre Janiviqin në vitin 2014 dhe Oliver Ivanoviqin në vitin 2014. Natyrisht ne nuk jemi naivë, pasi ata nuk e njohin garën politike, strukturat kriminale janë drejtpërdrejtë të Vuçiqit”, deklaron Muja.

Duke folur për reagimet e ashpra ndërkombëtare karshi Kosovës, Muja thotë se të njëjtat nuk do të ndikojnë në prishjen e raporteve të Kosovës me aleatët ndërkombëtar dhe veçmas ShBA-në.

“Ne nuk kemi asnjë problem me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në çdo raport që kemi ne me ShBA-në, e keni pa edhe vet që kemi raporte të shkëlqyeshme dhe dëshira jonë është që të forcohet edhe më tej aleanca e domosdoshme strategjike mes nesh dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Çështjet ne i kemi me Serbinë, nuk kemi të bëjmë me ShBA-në duhet të kuptoni këtë gjë. Ne betejën e kemi betejën me grupet kriminale nga Serbia, as me popullsinë lokale nuk e kemi këtë betejë. Përkundrazi ata janë qytetarë të Kosovës që me Kushtetutë e kemi obligim që t’i trajtojmë barabartë dhe t’iu ofrojmë shërbime”, përfundoi ai.

Protestat në veri po vazhdojnë prej ditës së djeshme, ku qindra qytetarë serbë po kundërshtojnë hyrjen në zyrat komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Në anën tjetër, bashkësia ndërkombëtare vazhdimisht është duke bërë thirrje për depërshkallëzimin e situatës në veri dhe uljen e tensioneve./KosovaPress/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Smajljaj: LVV përmes krizave po synon rritjen e votës, më 28 dhjetor i funksioni

Smajljaj: LVV përmes krizave po synon rritjen e votës, më 28 dhjetor i funksioni

Bugaqku: Nesër duhet të fillojë procesi i zgjedhjes së presidentit, ekziston rreziku të mos ndodhë

Bugaqku: Nesër duhet të fillojë procesi i zgjedhjes së presidentit, ekziston rreziku të mos ndodhë

Tahiri-Beqa: Zëri s’po ju nihet, Guxo nuk ekziston më

Tahiri-Beqa: Zëri s’po ju nihet, Guxo nuk ekziston më

Rusia kërkon nga Qeveria e Kosovës lirimin e një rusi dhe dy bjellorusëve të arrestuar

Rusia kërkon nga Qeveria e Kosovës lirimin e një rusi dhe dy bjellorusëve të arrestuar

Smajljaj: LVV përmes krizave po synon rritjen e votës, më 28 dhjetor i funksioni

Smajljaj: LVV përmes krizave po synon rritjen e votës, më 28 dhjetor i funksioni

Bugaqku: Nesër duhet të fillojë procesi i zgjedhjes së presidentit, ekziston rreziku të mos ndodhë

Bugaqku: Nesër duhet të fillojë procesi i zgjedhjes së presidentit, ekziston rreziku të mos ndodhë

Ministria britanike e Mbrojtjes: Sulmi ndaj bazës në Qipro nuk erdhi nga Irani

Ministria britanike e Mbrojtjes: Sulmi ndaj bazës në Qipro nuk erdhi nga Irani

“InfoNata” 03.04.2026

“InfoNata” 03.04.2026

Tahiri-Beqa: Zëri s’po ju nihet, Guxo nuk ekziston më

Tahiri-Beqa: Zëri s’po ju nihet, Guxo nuk ekziston më

City gabon, Arsenali fiton dhe shkëputet në tabelë

City gabon, Arsenali fiton dhe shkëputet në tabelë

Rusia kërkon nga Qeveria e Kosovës lirimin e një rusi dhe dy bjellorusëve të arrestuar

Rusia kërkon nga Qeveria e Kosovës lirimin e një rusi dhe dy bjellorusëve të arrestuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën