TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ecja “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, kërkohet ndalimi i ushqimeve të dëmshme në shkolla

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Ecja “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, kërkohet ndalimi i ushqimeve të dëmshme në shkolla

Në ditën ndërkombëtare të shëndetit të dhëmbëve, është mbajtur ecja e gjashtë me rradhë me projektin “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, ku fëmijët u informuan mbi rëndësinë e shëndetit të dhëmbëve, derisa u kërkua nga Qeveria implemtentimi i ligjit për sigurimet shëndetësore, i cili që nga viti 2014 ka mbetur i pazbatueshëm.

Dentisti i fëmijëve por njëherësh edhe udhëheqës i projektit ”Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, Xhavit Ujkani tha se kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Qeveria që të nis implementimi i ligjit për detyrimin e fëmijëve për kontrollet tek dentisti nën moshën 3 vjeçare, ndërsa nga Ministria e Arsimit kërkojnë të ndalojnë shpërndarjen e ushqimit të pashëndetshëm në institucionet parashkollore dhe fillore.

“Sot po shënojmë ditën ndërkombëtare të shëndetit oral, të shëndetit të gojës të dhëmbëve në përgjithësi. Sot sërish po iu drejtohemi institucioneve tona, Ministrisë së Shëndetësisë por edhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, që vizitat e fëmijëve tek dentisti të bëhen të detyrueshme me ligj para moshës tre vjeçare por kësaj t’i paraprijë implantimi i ligjit për sigurimin shëndetësorë, ligj që është votuar në Kuvendin e Kosovës prej vitit 2014 edhe po kalojmë në prill ku bëhen 8 vite ku nuk ka filluar të implementohet, dhe kjo ndikon në shëndetin e dhëmbëve të fëmijëve në gjeneratat e reja, por edhe në shëndetin e përgjithshëm të popullatës”, tha ai.

Ai po ashtu tha se mosha mesatare e fëmijëve të cilët vizitojnë dentistin është mosha pesë vjeçare. Sipas tij, edhe prindërit duhet të kenë kujdes për edukimin e fëmijëve gjatë pastrimit të dhëmbëve.

“Po ashtu kërkojmë nga Ministria e Arsimit të ndalojë futjen e ushqimeve të dëmshme në institucionet parashkollore dhe fillore në nivel të Republikës së Kosovës, por kësaj t’i paraprijë implementimi i projektit për kuzhinat në kuadër të institucionet parashkollore dhe fillore në të gjithë Kosovën që fëmijët të ushqehem me ushqim të shëndetshëm dhe jo me ushqime të dëmshme e të rrezikshme dhe të manipulohen nga dillerët e duhanit dhe të drogës. Kjo ndikon në shëndetin e dhëmbëve dhe në shëndetin e përgjithshëm dhe në sigurinë e fëmijëve sa qëndrojnë në institucionet parashkollore dhe fillore. Si model është mirë të merret modeli në kuadër të kuvendit komunal të Prishtinës që kanë një kuzhinë popullore që furnizojnë të gjitha institucionet me ushqim të shëndetshëm. Edhe kjo qeveri sikur qeveritë e kaluara, janë ndërruar 5 kryeministra që nga viti 2014 dhe ligji për sigurimin shëndetësorë ka mbete i pazbatueshëm dhe i paimplementueshëm në mungesë të një vullneti të institucioneve tona”, tha ai.

Ky është viti i dhjetë i realizimi të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, i cili monitorohet dhe bazohet në rekomandimet e komitetit ndërministrorë të programit “Shkollat pormovuese të shëndetit”, nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë(MASHT),Ministria Shëndetësisë, Ministria e Mjedisi dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit./GKP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sot përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

LDK kërkon seancë parlamentare për çmimet e naftës

Pas ndeshjes Kosovë-Turqi, komandanti i KFOR-it pret në takim ministrin turk të sportit

Pas ndeshjes Kosovë-Turqi, komandanti i KFOR-it pret në takim ministrin turk të sportit

Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për lidership dhe përkushtim demokratik

Osmani dekoron futbollistët e Kosovës

​Dhjetë vjet nga hyrja në fuqi e MSA-së ndërmjet BE-së dhe Kosovës

​Dhjetë vjet nga hyrja në fuqi e MSA-së ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Dhuna e vazhdueshme shpërthen sërish në Serbi: Policia godet qytetarët dhe përshkallëzon represionin në protestën e djeshme në Beograd

BBC shkruan për humbjen e Kosovës

BBC shkruan për humbjen e Kosovës

Pjesët e trupit që i keni pastruar gabim gjithë jetën tuaj!

Pjesët e trupit që i keni pastruar gabim gjithë jetën tuaj!

Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për lidership dhe përkushtim demokratik

Osmani dekoron futbollistët e Kosovës

​Dhjetë vjet nga hyrja në fuqi e MSA-së ndërmjet BE-së dhe Kosovës

​Dhjetë vjet nga hyrja në fuqi e MSA-së ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën