TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zgjedhjet në Turqi, çifti i ri voton para kurorëzimit

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Zgjedhjet në Turqi, çifti i ri voton para kurorëzimit

Një çift i ri, të cilët do të martohen sot në qytetin Duzce, kanë dalë në qendrën e votimit para kurorëzimit për të ushtruar të drejtën e votës në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi, raporton Anadolu.

Nusja Ozge (23-vjeçare) ishte e veshur me fustan nusërie, ndërsa dhëndri Ismail (24-vjeçar) me kostum dhëndërie. Të rinjtë vendosën të votojnë në një shkollë lokale para dasmës, të cilën e kanë paraparë këtë mbrëmje.

Ozge u tha gazetarëve se dita e dasmës ka ndodhur të përkojë me ditën e zgjedhjeve, kështu që ata vendosën të votojnë menjëherë në mëngjes.

“Zgjedhjet le t’i sjellin të mira vendit dhe popullit tonë. Ky padyshim do të jetë një kujtim i veçantë për ne. Këtë do t’ua tregojmë fëmijëve tanë në të ardhmen”, tha ajo.

Dhëndri Ismail Çoban shtoi se janë përpjekur të ndryshojnë datën e dasmës që të mos jetë në ditën e zgjedhjeve, por nuk ia kanë dalë, andaj kanë vendosur të vijnë në qendrën e votimit me veshjet e dasmës, gjë që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve që ishin prezent.

Më shumë se 64 milionë qytetarë të Turqisë me të drejtë vote, në raundin e dytë zgjedhin mes presidentit aktual Recep Tayyip Erdogan, kandidat i Aleancës Popullore dhe kandidatit të Aleancës Kombëtare opozitare, Kemal Kiliçdaroglu.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve, të drejtë vote do të kenë edhe 47.523 zgjedhës shtesë në krahasim me raundin e parë, të cilët ndërkohë kanë mbushur 18 vjeç.

Në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtur më 14 maj, Erdogan fitoi 49,5 për qind të votave dhe lideri i opozitës turke, Kemal Kliçdaroğgu, 44,89 për qind të votave. Aleanca Popullore e Erdoganit e udhëhequr nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) fitoi shumicën në parlamentin e shtetit në raundin e parë.

 

Tags: Duzceqytetarët votojnëZgjedhjet në Turqi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Çmimi i naftës ngritet sërish pas kërcënimeve të fundit të Trumpit

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Çanak: Kurti është duke e respektuar rendin dhe  ligjin

Çanak kritikon memorandumin e Qeverisë serbe dhe Kishës për themelimin e Universitetit të Shën Savës

Dimiq: Sulmi ndaj Universitetit në Beograd, goditje ndaj demokracisë dhe autonomisë akademike

​Demokratët evropianë kërkojnë shkarkimin e ministrit serb për deklaratën se policia ka të drejtë të vrasë të rinj

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Policia ndalon veturën me municion dhe radiolidhje në Kllokot

Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet për 1.86 euro

Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet për 1.86 euro

Dyshohet për dhjetëra minatorë të ngujuar në Trepçë

​Ish-punëtorët e “Trepçës” akuzojnë për degradim dhe ndërprerje të padrejtë të kontratave

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Lëndohet një i mitur nga eksplodimi i dy bombolave të gazit në Skenderaj

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Arrestohet një person në Obiliq pasi sulmoi gjyqtarin gjatë ndeshjes

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Arrestohet një person në Istog për narkotikë, Policia bastis banesën dhe dyqanin e tij

Bujqit ankohen për çmimin e plehut, problem edhe ai i naftës

Bujqit ankohen për çmimin e plehut, problem edhe ai i naftës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën