TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Google ka penalizuar gjuhën shqipe nga platformat Google Ads dhe Adsense, iniciuesi i peticionit tregon se çka po humbin bizneset dhe mediat në trevat shqiptare

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Google ka penalizuar gjuhën shqipe nga platformat Google Ads dhe Adsense, iniciuesi i peticionit tregon se çka po humbin bizneset dhe mediat në trevat shqiptare

Elton Heta është nismëtar i peticionit ndaj Google që gjuha shqipe të mos penalizohet dhe të jetë pjesë e platformave Google Ads dhe Adsense.

Heta që është me profesion IT dhe Web Developer në një intervistë për Telegrafin ka treguar se pse ka nisur këtë peticion dhe pse duhet të gjithë ne ta mbështesim në këtë rrugëtim.

Sipas tij, peticioni që ka nisur vitin e kaluar synon që të mundësoj për çdo shqipfolës njohjen e gjuhës shqipe nga dy platforma të Google, që janë Google Ads dhe Google Adsense.

Ai në këtë intervistë ka folur për humbjet që ka tregu me shqipfolës në Ballkan nga mosnjohja e gjuhës shqipe në Google Ads dhe Adsense si dhe përfitimet që do të kishin bizneset, agjencitë e marketingut, mediat por, edhe personat që punojnë si frelancers dhe ‘youtuberët’ nëse do të njihej gjuha shqipe.

I pyetur për nismën e këtij peticioni, Heta ka thënë se një gjë të tillë e ka bërë për shkak të problemeve të tij si shqipfolës, kur është fjala për IT.

“Po është e vërtetë unë kam nisur një peticion rreth një viti më parë në platformën e njohur Change.org Peticioni erdhi si pasojë e jetës time të përditshme dhe problemeve të shumta që has çdo i ri shqipfolës, por, që ky problem theksohet kur bëhet fjalë për IT ose biznese ku teknologjia dhe platformat e Google janë mjet pune në përditshmëri. Peticioni që kam nisur një vit më parë synon që të mundësoj për çdo shqipfolës njohjen e gjuhës Shqipe nga dy platforma të Google që janë Google Ads dhe Google Adsense”, ka thënë ai.

Ndërsa i pyetur për përfitimet që ka do të kishte Kosova dhe Shqipëria si pjesë e këtyre platformave, Heta ka thënë se më së shumti do të përfitonin bizneset.

“Në këtë rast ato që do përfitojnë nga njohja e gjuhës Shqipe nga Google Ads dhe Google Adsense janë të gjithë shqipfolësit pasi nuk do të përfitojë vetëm Shqipëria apo Kosova, ky peticion ofron lehtësi për të gjithë shqipfolësit kudo ndodhen. Kategoritë që do përfitojnë më shumë janë pjesa e bizneseve që pas kësaj do u ofrohet mundësia të reklamojnë bizneset e tyre në këto platforma pa u penalizuar nga gjuha Shqipe dhe pa diskutim do përfitoj dhe pjesa e mediave online, portaleve dhe çdo i ri apo e re që e shikon vetën në të ardhmen ose është aktualisht bloger apo influencer i çdo kategorie në Youtube pasi edhe në këtë platformë me pranimin e gjuhës shqipe përfitimet nga interneti do rriten ndjeshëm”, ka thënë Heta.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministrat e Bujqësisë Kosovë-Shqipëri dakordohen për bashkëpunim më të ngushtë për siguri ushqimore

Ministrat e Bujqësisë Kosovë-Shqipëri dakordohen për bashkëpunim më të ngushtë për siguri ushqimore

Hoti: Çmimet e derivateve u rriten për 40 %, e çuditshme që qeveria nuk merr masa

Hoti: Çmimet e derivateve u rriten për 40 %, e çuditshme që qeveria nuk merr masa

Kusari-Lila: Prekja e TVSH-së apo akcizës ndikon vetëm tek operatori, jo te qytetari

Kusari-Lila: Prekja e TVSH-së apo akcizës ndikon vetëm tek operatori, jo te qytetari

Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Kosovës

Arteta shpallet trajneri më i mirë i muajit mars në Premier League

Arteta shpallet trajneri më i mirë i muajit mars në Premier League

Lakers në ankth për Donçiç, slloveni dëmtohet rëndë në Oklahoma City

Lakers në ankth për Donçiç, slloveni dëmtohet rëndë në Oklahoma City

Pas Gravinas dhe Buffonit edhe Gattuso jep dorëheqjen nga kombëtarja

Pas Gravinas dhe Buffonit edhe Gattuso jep dorëheqjen nga kombëtarja

Pritet kalimi te Real Madridi, Chelsea e suspendon nga skuadra Enzo Fernandezin

Pritet kalimi te Real Madridi, Chelsea e suspendon nga skuadra Enzo Fernandezin

Hoti: Çmimet e derivateve u rriten për 40 %, e çuditshme që qeveria nuk merr masa

Hoti: Çmimet e derivateve u rriten për 40 %, e çuditshme që qeveria nuk merr masa

Kusari-Lila: Prekja e TVSH-së apo akcizës ndikon vetëm tek operatori, jo te qytetari

Kusari-Lila: Prekja e TVSH-së apo akcizës ndikon vetëm tek operatori, jo te qytetari

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën