Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, tha se Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, do të reagojnë nëse nuk do të përfshihen në rritjen e pagës minimale, raporton teve1.info
Jashari për teve1.info tha se kategoritë e dala nga lufta janë pjesë e ligjit dhe sipas tij asnjë ndryshim nuk mund të bëhet pa përfshirjen e tyre.
“Ligji i obligon sepse jemi pjesë e Ligjit edhe nuk guxojnë me ndodhë këto gjëra sepse jemi pejsë e Ligjit, por nëse ndodh ne do të regaojmë sepse nuk ëshë në pyetje beneficioni, parja por po shkelet dinjiteti i luftës”, tha Jashari.
Ai tha se institucionet duhet ta kenë parasysh rrugën e lirisë së Kosovës dhe kategoritë e dala nga lufta duhet t’i trajtojnë me dinjitet.
“Është një kategori që e ka çu një periudhë kohore në luftë, pa të cilën nuk do ta kishim këtë liri. Qeveria duhet ta kujtoj rrugën qysh kemi ardhë deri këtu, plot sakrificë, plot ramje, po të mos e jepeshin kontributin veteranët e invalidët, krahët e gjymtyrët e tyre, gjaku i dëshmorëve, nuk kishim me pas shtet. Qeveria duhet me ditë rrugën qysh kemi ardhë deri këtu dhe institucionet e kanë obligim me zgjidhe problemin këtyre kategorive”, u shpreh Jashari.
Jashari tha se po presin si OVL e UÇK-së sot në komisionin për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës se çka po ndodh me këtë ligj, por shtoi se beson që ky ligj nuk do të kaloj.
“Po presim sot çka po ndodh, mendoj se nuk do të kalon në komisionin për Buxhet dhe Financa dhe mendoj se nuk kalon por ne iu kemi bërë thirrje sepse këtu shkelet edhe ligji sepse jemi pjesë e ligjit, që çdo ndryshim duhet të bëhet në konsultim me neve dhe ne po kërkojmë me zbatu ligjin në fuqi, nëse ndodh ndryshimi ne nuk do të rrimë duarkryq.
Më e vogla është protesta sepse kundërligjshëm është ajo dhe nuk duhet të largohemi, automatikisht me rritjen e pagës minimale duhet të rritet beneficioni për veteranë. Por këta po e interpretojnë ligjin keq sepse me ligj thuhet nëse ka implikime buxhetore Qeveria e Kosovës, beneficioni i veteranit nuk guxon me qenë nënë pagën minimale”, u shpreh Jashari.
Ligji për pagën minimale sot pritet të diskutohet në Komisionin për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës, derisa Qeveria ka premtuar rritje të pagës minimale.
Kategoritë e dala nga lufta kanë kërkuar që beneficionet e tyre të rriten konform rritjes së pagës minimale, në të kundërtën do të reagojnë.