TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjermania kritikon Hungarinë për bllokimin e ndihmës për Ukrainën

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Gjermania kritikon Hungarinë për bllokimin e ndihmës për Ukrainën

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka kritikuar Hungarinë për bllokimin e ndihmës shtesë ushtarake për Ukrainën, gjatë një takimi të ministrave të Mbrojtjes të bllokut evropian që u mbajt të martën në Bruksel.

Pritorius tha se ai ishte “i zhgënjyer apo i irrituar nga sjellja e miqve tanë hungarezë” për shkak të bllokimit të ndihmës.

Kjo lëvizje vjen pasi Ukraina përfshiu bankën më të madhe hungareze, OTP, në listën e mbështetësve të pushtimit të Rusisë, duke shkaktuar zemërim në Budapest.

Një zëdhënës i Qeverisë hungareze tha të hënën se Hungaria do të refuzonte miratimin e çdo ndihme të re ushtarake deri kur banka OTP të hiqet nga lista.

Budapesti në veçanti po bllokon rritjen e Fondit Evropian të Paqes, një fond ndërqeveritar që rimburson shtetet e BE-së që ofrojnë ndihmë ushtarake për partnerët e bllokut.

Agjencia kombëtare ukrainase për Parandalimin e Korrupsionit në fillim të majit e vendosi bankën OTP në listën e sponsorëve të luftës, duke argumentuar se prania e kësaj banke në Rusi, edhe pas nisjes së pushtimit, qartësisht ishte mbështetje për këtë luftë që Moska nisi kundër Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, shkruan REL.

Pas takimit, kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, tha se shpreson që “çdo pengesë të tejkalohet” në mënyrë që të miratohet ndihma për Ukrainën.

Ai tha se shumica e shteteve anëtare të bllokut janë për rritjen e fondit me 3.5 miliardë euro shtesë.

Tags: Boris PistoriusBrukselhungaria
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

​Trump vendos tarifa prej 50% për Kanadanë, Carney zotohet të intensifikojë bisedimet tregtare

​Trump vendos tarifa prej 50% për Kanadanë, Carney zotohet të intensifikojë bisedimet tregtare

Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit në rastin e ndotjes së ujit në Gostivar

Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit në rastin e ndotjes së ujit në Gostivar

Qeveria shpalli gjendje krize 30-ditore në Gostivar për shkak të ndotjes së ujit

Qeveria shpalli gjendje krize 30-ditore në Gostivar për shkak të ndotjes së ujit

Arifi: Nuk besoj në partneritet me Kurtin, synon t’i kthejë partitë në Guxo e Alternativë

Arifi: Nuk besoj në partneritet me Kurtin, synon t’i kthejë partitë në Guxo e Alternativë

Ndërpritet qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc nga nesër

Nga nesër mbyllet një pjesë e rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkak punimet

Sadiku: Vullneti i LVV-së ka qenë vetëm t’ia marrë elektoratin LDK-së

Sadiku: Vullneti i LVV-së ka qenë vetëm t’ia marrë elektoratin LDK-së

“Info Nata”- 21.07.2026

“Info Nata”- 21.07.2026

Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes: Shmangni udhëtimet e panevojshme për shkak të stuhive

Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes: Shmangni udhëtimet e panevojshme për shkak të stuhive

Maloku kritikon Abdixhikun: I dha LVV-së narrativë për të zvarritur procesin institucional

Maloku kritikon Abdixhikun: I dha LVV-së narrativë për të zvarritur procesin institucional

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën