TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE pret që Mali i Zi të fokusohet në reformat drejt integrimit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
BE pret që Mali i Zi të fokusohet në reformat drejt integrimit

Bashkimi Evropian pret që udhëheqja e re e Malit të Zi të fokusohet në reformat kryesore që janë të nevojshme për përparimin e vendit në procesin e integrimit evropian.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Ana Pisonero konfirmoi se institucionet evropiane janë të gatshme të bashkëpunojnë me Malin e Zi dhe të gjithë aktorët politikë për të ndihmuar vendin të qëndrojë në rrugën e tij strategjike dhe të ndërtojë një konsensus mbi veprimet prioritare që janë kyçe për procesin e pranimit të vendit në BE.

“Përqendrimi në reformat urgjente të shtetit të së drejtës, të cilat janë renditur në raportin e fundit të Komisionit Evropian për zgjerimin, janë të një rëndësie kyçe. Sigurisht, për këtë qëllim, ne vazhdojmë të mbështesim Malin e Zi në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE. Për ne, stabiliteti politik është kyç për përparimin në rrugën drejt BE-së, një proces ng ai cili përfiton si Mali i Zi, ashtu edhe Evropa në tërësi”, tha Pisnero në një konferencë shtypi në Bruksel.

Ajo konfirmoi se pret që së shpejti në Bruksel të organizohen takimet e para të nivelit të lartë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe presidentit të sapozgjedhur, Jakov Milatoviq.

Jakov Milatoviq u inaugurua më 20 maj, pasi mposhti Milo Gjukanoviqin, i cili mbante postet më të larta në Mal të Zi për tre dekada.

Vizita e tij e parë jashtë vendit pritet të jetë në Bruksel.

Milatoviq do të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian, i cili do të mbahet më 1 qershor në Kishinjev të Moldavisë.

Nuk përjashtohet mundësia që ai të vizitojë Brukselin përpara Kishinjevit për të konfirmuar angazhimin e tij ndaj integrimit evropian.

Mali i Zi konsiderohet lider në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe ka hapur të gjithë kapitujt në negociatat për anëtarësim.

Megjithatë, nuk ka pasur asnjë konferencë ndërqeveritare që nga dhjetori 2021 për shkak të progresit të pamjaftueshëm në reformat e nevojshme në procesin e anëtarësimit. /rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

I dyshuari për të shtënat në darkën në Uashington do të paraqitet në gjykatë

I dyshuari për të shtënat në darkën në Uashington do të paraqitet në gjykatë

Kancelari gjerman: SHBA-ja “po poshtërohet nga udhëheqja iraniane”

Kancelari gjerman: SHBA-ja “po poshtërohet nga udhëheqja iraniane”

Sulme të reja izraelite në Liban, pavarësisht armëpushimit në fuqi

Sulme të reja izraelite në Liban, pavarësisht armëpushimit në fuqi

Kritika ndaj Izraelit në rrjete sociale mund të ndikojë aplikimet për kartë jeshile në SHBA

Kritika ndaj Izraelit në rrjete sociale mund të ndikojë aplikimet për kartë jeshile në SHBA

Kurti akuzon opozitën se kanë bërë koalicione paszgjedhore

Kurti akuzon opozitën se kanë bërë koalicione paszgjedhore

I dyshuari për të shtënat në darkën në Uashington do të paraqitet në gjykatë

I dyshuari për të shtënat në darkën në Uashington do të paraqitet në gjykatë

Kurti kritikon opozitën: Respektimi i rezultateve zgjedhore nuk është nënshtrim

Kurti kritikon opozitën: Respektimi i rezultateve zgjedhore nuk është nënshtrim

Haxhiu: Në demokracinë parlamentare mund të ketë dallime politike, por s’duhet shkelur rendi kushtetues

Haxhiu: Në demokracinë parlamentare mund të ketë dallime politike, por s’duhet shkelur rendi kushtetues

Nis seanca ku do të diskutohet për presidentin, opozita nuk merr pjesë

Nis seanca ku do të diskutohet për presidentin, opozita nuk merr pjesë

Goditje për Kosovën e Napolin, Rrahmani dy muaj jashtë fushe

Kontrata e re e Rrahmanit, 3.8 milionë euro në vit

“Ditari”- 27.04.2026

“Ditari”- 27.04.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën