TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hapet biblioteka e Adem Demaçit, në kuadër të Javës së Bibliotekës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Hapet biblioteka e Adem Demaçit, në kuadër të Javës së Bibliotekës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në hapjen e Bibliotekës së Adem Demaçit, në kuadër të Javës së Bibliotekës.

Ajo mban emrin e madh Adem Demaçi, veprimtarit dhe intelektualit, të papërsëritshëm. Kështu tha kryeministri Kurti në fjalën e tij para të pranishmëve.

‘’Por, në këtë ditë të veçantë, Adem Demaçi është emri i prozatorit të dashurisë kuantike, pra emri i shkrimtarit. Qenia e kësaj biblioteke, na flet me fjalët e Adem Demaçit: “Imagjinata është imja, realiteti është i juaji.” E me këtë, baca Adem ose biblioteka e tij, na thotë se imagjinata ka shumë forma autonome dhe të mundshme, ndërsa realiteti është kombinimi i tyre kompleks në aktualitet’’, u shpreh ai.

“Si të doni, sa të doni bëni realitet! Realiteti është në vullnetin tuaj.” Kjo është deviza që na propozon biblioteka, shtoi më tej ai, duke theksuar se gjithçka ka qenë realitet këtu, por që ta duam realitetin tonë, le të ushtrohemi me imagjinatën që është brenda këtyre rafteve të bibliotekës Demaçi, brenda mureve të bibliotekës Bogdani.

Kjo bibliotekë, sipas kryeministrit, vërtet do të ketë këtej e tutje edhe librat e Demaçit, atij Demaçi, që lexoi e që i mbrujti ndoshta shumicën e prozave të veta në burg. Kështu që, sipas kryeministrit, çdo i ri mund të gjejë në të një udhë, mund të kryejë një udhëtim dhe të takojë një mendimtar e shkrimtar, personazhe dhe ngjarje për ta kuptuar shumë më thellë të tashmen e vet, të qytetit dhe njerëzimit, por dhe të tashmen e dikurshme të intelektualit dhe militantit që rrezikonte veten si askush tjetër për të gjithë neve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Macklemore jashtë turneut të Ed Sheeran pas deklaratave për Palestinën, këngëtari: “Vendimi nuk ishte imi”

Macklemore jashtë turneut të Ed Sheeran pas deklaratave për Palestinën, këngëtari: “Vendimi nuk ishte imi”

Bogujevci: Gërmimet që po zhvillohen në Novobërdë, po sjellin të dhëna që lidhen me periudhën e Mbretërisë Dardane

Bogujevci: Gërmimet që po zhvillohen në Novobërdë, po sjellin të dhëna që lidhen me periudhën e Mbretërisë Dardane

Sisteme sekrete të përdorura nga Izraeli në vrasjet masive të civilëve në Gaza zbulohen në një film të ri

Sisteme sekrete të përdorura nga Izraeli në vrasjet masive të civilëve në Gaza zbulohen në një film të ri

Kurti në hapjen e PriFest: Kinematografia vendore po udhëton me sukses në skenat ndërkombëtare

Kurti në hapjen e PriFest: Kinematografia vendore po udhëton me sukses në skenat ndërkombëtare

​Bashkatdhetarë të shumtë nisen për t’u mbledhur para Speciales në Hagë

​Bashkatdhetarë të shumtë nisen për t’u mbledhur para Speciales në Hagë

Gjykata Speciale jep sot aktgjykimin për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin

Gjykata Speciale jep sot aktgjykimin për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin

Parashikimi i motit

Moti sot, diell dhe vranësira të shpërndara

Haxhiu: Nëse vetëm 1 për qind ka drejtësi në Gjykatën Speciale, nesër krerët e UÇK-së do të jenë në Kosovë

Haxhiu: Nëse vetëm 1 për qind ka drejtësi në Gjykatën Speciale, nesër krerët e UÇK-së do të jenë në Kosovë

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën