Një aksident komunikacioni ka ndodhur të dielën në rrugën Prishtinë-Fushë- Kosovë.
Në këtë aksident një veturë ka goditur një motoçiklist.
Siç shihet edhe nga fotografitë e bëra nga teve1.info, një person ka mbetur i shtrirë, ndërsa disa qytetarë i kanë dhënë ndihmë.
Teve1.info i ka shkruar Policisë së Kosovës dhe është duke pritur përgjigje për këtë rast.









