TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Koliqi, bashkëthemelues i tregimit modern shqiptar

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Koliqi, bashkëthemelues i tregimit modern shqiptar

Ernest Koliqi është lindur në Shkodër më 20 maj të vitit 1903, në një familje të respektuar. Ai ka qenë mësues, poet, romancier, eseist, përkthyes, gazetar, dramaturg, ministër arsimi në qeverinë Vërlaci, botues dhe pedagog.

Ai cilësohet bashkë me Mitrush Kutelin, si bashkëthemelues i tregimit modern shqiptar sa i përket krijimtarisë, ndërsa në punët politike e arsimore ka meritë për dërgimin e 200 arsimtarëve në trojet e Shqipërisë së Lirueme.

Pas mësimeve të para në Kolegjin Saverian të Jezuitëve, i ati Koliqin e ka dërguar për të studiuar në Itali më 1918. Bashkë me nxënës të tjerë ai ka hapur gazetën “Noi giovani” (Ne të rinjtë), ku ka botuar poezitë e para në italisht. Ai është kthyer në Shqipëri pasi që gjendja ishte futur në hulli pas Kongresit të Lushnjës.

Më 1921 është mbajtur një konkurs për himnin kombëtar, ku Ernesti ka marrë pjesë me një poezi, e cila ka fituar çmimin e parë, të dhënë nga juria e përbërë prej P. Gj. Fishtës, F. Nolit, M. Frashërit, L. Gurakuqit.

Më 1937, Ernest Koliqi ka doktoruar në Padova me tezën “Epica popolare albanese” (“Epika popullore shqipe”) falë mbledhjeve që ka bërë P. B. Palaj, tezë doktorate, e cila është vlerësuar nga shumë albanologë si N. Jokli, M. Lambertz etj. Koliqi është transferuar nga Padova në Romë tetorin e 1937, si lektor i shqipes, shkruan KP.

Më 1939 është hapur në Universitetin Shtetëror të Romës Selia e Albanologjisë, ku Koliqi është emëruar ordinar dhe ka qëndruar i tillë derisa ka dalë në pension.

Ai ka vdekur në Romë më 15 janar të vitit 1975.

Tags: Ernest KoliqiMitrush KuteliShkoder
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës

Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës

​Prishtina International Theater Festival “Burbuqe Berisha” nga 18 deri më 24 maj, Kurti priti përfaqësuesit e tij

​Prishtina International Theater Festival “Burbuqe Berisha” nga 18 deri më 24 maj, Kurti priti përfaqësuesit e tij

​Sot Dita Ndërkombëtare e Muzikës Jazz

​Sot Dita Ndërkombëtare e Muzikës Jazz

Mbyllen disa zona të Kalasë së Prizrenit, pezullohen aktivitetet

Mbyllen disa zona të Kalasë së Prizrenit, pezullohen aktivitetet

KQZ nuk e certifikon Ena Kadaj si kandidate për deputete nga Koalicioni Vakat

Sot mbyllet afati për deklarimin e partive në KQZ

28 vjet nga rënia e Bahri Fazliut

28 vjet nga rënia e Bahri Fazliut

Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës

Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës

Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Alijaj: Bashkëpunimi Osmani–LDK është për zgjedhje, pas tyre pritet ndarje e sërishme

Alijaj: Bashkëpunimi Osmani–LDK është për zgjedhje, pas tyre pritet ndarje e sërishme

“Info Nata”- 06.05.2026

“Info Nata”- 06.05.2026

Në Han të Elezit kapet ari i kontrabanduar në autobusin e linjës Serbi–Maqedoni e Veriut

Në Han të Elezit kapet ari i kontrabanduar në autobusin e linjës Serbi–Maqedoni e Veriut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën