Një person ka vdekur pasi është goditur nga një veturë në aksin rrugor Lezhë – Shkodër.
Siç raporton TCH, viktima është një i pastrehë që është përplasur nga makina në hyrje të qytetit.
Ai u dërgua në spitalin e Lezhës, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor.