TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti përuron shkollën me sipërfaqe 5 mijë metra katrorë në Krushë të Madhe

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti përuron shkollën me sipërfaqe 5 mijë metra katrorë në Krushë të Madhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe Kryesuesi i Komisionit për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, morën pjesë në përurimin e Shkollës së re Fillore dhe të Mesme të Ulët “Bajram Curri”, në Krushë të Madhe.

Sipas komunikatës së Qeverisë, Kurti këtë ditë e quajti festë të dyfishtë, pasi përkon me ditën e shkollës.

“Në Krushën e Madhe, të dhembjes së madhe, sot po na bashkon gëzimi. Fëmijët e lindur në liri, po festojnë të lirë. Kjo shkollë e mban emrin e një atdhetari tonë të madh, të lindur këtu, në Krushë të Madhe, pra Bajram Currit, të cilit në vitin që shkoi e kishim 160-vjetorin e lindjes. Si veprimtar i çështjes sonë kombëtare që u angazhua edhe për shkollën shqipe, duke ndihmuar për themelimin e klubeve e shkollave shqipe në Kosovë dhe duke mbrojtur alfabetin e gjuhës shqipe të vendosur në Kongresin e Manastirit. E sot, bashkë po përurojmë një shkollë të re në vendlindjen e tij të dashur për të gjithë neve”, tha kryeministri Kurti.

Ai vlerësoi se arsimi cilësor është baza më e qëndrueshme për prosperitet për të ardhmen, dhe se për ta ngritur cilësinë dhe për të përmirësuar kushtet arsimore, e kemi rritur buxhetin e arsimit edhe në këtë vit. Tanimë, siç shtoi ai, janë siguruar 18 milionë euro për investime fillestare për vitet e ardhshme në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit në infrastrukturën përkatëse në shkolla.

Më tej, kryeministri Kurti tha se me Strategjinë e Arsimit për periudhën 2022-2026, e cila është miratuar në Qeveri parashihen investime domethënëse në fushën e edukimit në fëmijërinë e hershme dhe teknologji të informacionit e të komunikimit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës po punon me një qasje shumëdimensionale për ta forcuar shtetin, duke forcuar arsimin”, tha kryeministri.

Objekti i ri i shkollës ka një sipërfaqe prej rreth 5 mijë metrave katrorë, me 23 klasa mësimi, 2 dhoma për parafillorë me hyrje të veçantë, laboratorin, bibliotekën, dhomat e leximit dhe klasa e informatikës, të pajisura me inventar bashkëkohor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ipeshkvi Dodë Gjergji pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Sot duhet të bashkohemi si komb

Ipeshkvi Dodë Gjergji pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Sot duhet të bashkohemi si komb

Maratona “Prishtina 2026”, të dielën bllokohen disa rrugë, Policia tregon alternativat

Maratona “Prishtina 2026”, të dielën bllokohen disa rrugë, Policia tregon alternativat

Fillon protesta në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së vazhdon sonte në Prishtinë

Veton Berisha kërkon seancë të jashtëzakonshme për situatën pas vendimit të Speciales

A mund ta shkatërrojë njerëzimin inteligjenca artificiale?

A mund ta shkatërrojë njerëzimin inteligjenca artificiale?

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Superliga vazhdon me dy ndeshje

Korenica i kënaqur me golin te FCSB

Korenica në vend të Rrudhanit të lënduar

Shqipëria synon vendin e parë në grup, insiston selektori Maran

Shqipëria synon vendin e parë në grup, insiston selektori Maran

Fillon protesta në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së vazhdon sonte në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën