TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Limaj: Nuk e di a betohen a s’betohen kryetarët, në veri kemi zgjedhje përsëri

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Limaj: Nuk e di a betohen a s’betohen kryetarët, në veri kemi zgjedhje përsëri

Kryetari i Nismës SocialDemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar telefonatën që ka pasur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me Këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Limaj, thotë se vetë fakti që në këtë bisedë është folur për betimin ose mosbetimin e kryetarëve në veri të vendit tregon alarm se në çfarë situata ka ardhur puna, që sipas tij, ka qenë krejt e panevojshme.

“Vetë fakti që një drejtues i Lartë i Departamentit të Shtetit merr në telefon dhe parashtron temën e betimit ose mosbetimit të kryetarëve të komunave, tregon për njerëz normal alarm se në çfarë niveli e kemi pruar këtë punë ne, që ka qenë krejt e panevojshme. Kemi mundur m’i shmang këto situata mos m’i pru miqtë tanë partnerë në këto situata me u ballafaqu me neve, krejt banale, të panevojshme”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Limaj, ka thënë se nuk e di a betohen a jo nesër (të premten) kryetarët e sapozgjedhur në veri, por thotë që duhet të mbahen zgjedhjet përsëri.

“Tash në ato zgjedhje nesër, a betohet a s’betohet është tema, për mua nuk janë mbajtur zgjedhje. Unë nuk e di a betohen a nuk betohen nesër, unë e di që duhet me pas zgjedhje përsëri. Çka kemi bërë pra, kemi mashtruar popullin e Kosovës”, tha ai.

Tutje, kryetari tha se me mbajtjen e zgjedhjeve, Qeveria e Kosovës ka bërë mashtrim, ka shpenzuar para dhe ka krijuar imazh të keq për Kosovën.

“Çka ka bërë Qeveria e Kosovës me këtë, ka bërë një mashtrim, ka bërë një shpenzim të parave, ka krijuar një imazh të keq për vendin, partnerët tanë i kemi shqetësuar për një tentim, e kanë marrë e kanë kthyer në një agjend gjërat krejt të parëndësishme janë kthyer në agjend kryesore, pasi që në këshilloj situatash mund të krijohen konflikte ose tensione”, shtoi Limaj.

Nesër, kryetarët e sapozgjedhur në katër komunat veriore me shumicë serbe në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Zveçan, dhe Leposaviq, do të duhej të bëjnë betimin si kryetar. Zgjedhjet e parakohshme lokale janë mbajtur më 23 prill, ku u bojkotuan nga Lista Serbe, si partia më e madhe me shumicë serbe. /teve1.info/

Tags: betimi i kryetareveFatmir LimajZgjedhjet ne veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi, dyshohet për krime lufte në Komunën e Kaçanikut

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi, dyshohet për krime lufte në Komunën e Kaçanikut

​Qeveria mban sot mbledhjen e radhës

​Qeveria mban sot mbledhjen e radhës

Qendra “Gjenocidi në Kosovë”u drejtohet institucioneve kërkon  zhbërjen e Speciales dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Qendra “Gjenocidi në Kosovë”u drejtohet institucioneve kërkon zhbërjen e Speciales dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Von der Leyen nis vizitën në rajon, sot në Tiranë e nesër në Prishtinë

Kryeministri i Katarit e quan Netanyahun “kriminel lufte”

Kryeministri i Katarit e quan Netanyahun “kriminel lufte”

​Mbi 400 të arrestuar në Francë, nxënësit bllokojnë shkollat dhe përleshen me policinë

​Mbi 400 të arrestuar në Francë, nxënësit bllokojnë shkollat dhe përleshen me policinë

​Qeveria mban sot mbledhjen e radhës

​Qeveria mban sot mbledhjen e radhës

Qendra “Gjenocidi në Kosovë”u drejtohet institucioneve kërkon  zhbërjen e Speciales dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Qendra “Gjenocidi në Kosovë”u drejtohet institucioneve kërkon zhbërjen e Speciales dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Von der Leyen nis vizitën në rajon, sot në Tiranë e nesër në Prishtinë

Von der Leyen nis vizitën në rajon, sot në Tiranë e nesër në Prishtinë

Moti sot

Temperaturat deri në 23 gradë, mot kryesisht me diell dhe me vranësira të shpërndara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën