Të premten në mëngjes, pritet betimit i kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
Zëvendës kryesuesi i Kuvendit Komunal, Skender Sadiku thotë se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.
Sipas Sadikut, nëse gjithçka shkon mirë procedura do të kryhet shumë shpejt.
Mirëpo, analisti politik, Arton Demhasaj thotë se ekzekutivi kosovar duhet të shtyj këtë proces nëse kërkohet nga ndërkombëtarët.
Për betimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut ka folur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Nesër pritet që ata do të përpiqen të mbajnë seanca konstituive në ndërtesën në Mitrovicë për të zgjedhur kryetarët e rrejshëm të komunave, të mbështetur nga vendet e QUINT-it, në zgjedhjet më të rreme, më të dhunshme dhe më të mjerueshme të mbajtura ndonjëherë në botë. E vetmja gjë që po kërkoj nga serbët është të ruajnë paqen dhe këta nuk do të pranohen kurrë si kryetarë komunash”, tha ai.
Tëvë1 ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi për këtë çështje mirëpo i njëjti nuk është përgjigjur gjatë ditës.