TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

ZYRTARE: “Final 4” i Ligës Unike të femrave në Prishtinë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
ZYRTARE: “Final 4” i Ligës Unike të femrave në Prishtinë

Në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është mbajtur konferencë për media, duke shpalosur detajet për organizimin e Final 4 në konkurrencën e femrave.

Ky është edicioni i parë dhe historik i kësaj gare, ndërsa do të organizohet në Prishtinë. Anëtarja e Bordit Drejtues të Ligës Unike, Elvira Dushku, ka thënë se kanë përgatitjet e duhura për organizimin sa më të mirë të kësaj ngjarje të rëndësishme.

“Liga Unike ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin e Final 4. Kjo është hera e parë që organizohet në konkurrencën e femrave, andaj duam që të jetë shembull edhe për herët e ardhshme dhe të jetë një organizim i jashtëzakonshëm”, është shprehur Dushku.

Vlora Braha, Kryetarja e Klubit të Prishtinës (Femrat), ka dhënë detaje për organizimin në kryeqytetin e Kosovës.

“Ne jemi munduar që të përgatitemi sa më mirë për Final 4 të Ligës Unike te femrat. Unë shpresoj se do të shijojmë dy ditë të basketbollit te femrat, duke parë ndeshje shumë të bukura në parket dhe një organizim madhështor. Kjo është hera e parë që e organizojmë dhe sigurisht se duam të fitojmë. Prishtina ka traditë në organizim dhe në fitimin e trofeve. Hyrja do të jetë falas dhe i bëjmë thirrje të gjithë adhuruesve të basketbollit që të vijnë në numër sa më të madh”, theksoi Braha.

Ndërkohë, trajneri i Prishtinës, Fidan Shatri, ka folur sa i përket pritshmërive të ekipit prishtinas për Final 4.

“Ne jemi të nderuar që jemi pjesë e Ligës Unike dhe që për herë të parë do të organizojmë Final 4. Konkurrenca është shumë e fortë, ku të katër skuadrat janë shumë të forta. Ne kemi bërë përgatitjet e duhura si ekip. Besoj se do të angazhohemi maksimalisht dhe të fitojmë këtë trofe”, ka deklaruar Shatri.

Më pas është nënshkruar marrëveshja për Organizimin e Final 4, që do të mbahet më 23/24 Mars në Prishtinë dhe është prezantuar logo zyrtare e kësaj ngjarje shumë të rëndësishme.

Në gjysmëfinalen e parë do të takohen Penza-Bashkimi, kurse në atë të dytë Prishtina-Flamurtari.

Orari

23 Mars

16:00 Penza-Bashkimi
19:00 Prishtina-Flamurtari

24 Mars

16:00 Ndeshja për vendin e tretë
19:00 Ndeshja finale

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Tre basketbollistë të Kosovës nderohen me çmime individuale nga FIBA

​Tre basketbollistë të Kosovës nderohen me çmime individuale nga FIBA

Dorëhiqen Maldini e Leonardo

Dorëhiqen Maldini e Leonardo

Boksieri shqiptar kërkon meç me Anthony Joshuan

Boksieri shqiptar kërkon meç me Anthony Joshuan

Gjyqtari i finales së Kupës së Botës tërhiqet nga futbolli pas kritikave për ndeshjen Argjentinë – Spanjë

Gjyqtari i finales së Kupës së Botës tërhiqet nga futbolli pas kritikave për ndeshjen Argjentinë – Spanjë

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Vazhdon ngritja e çmimit të naftës në Kosovë, këto janë çmimet e derivateve për sot

Vazhdon seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin “Ibër-Lepenc”

Vazhdon seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin “Ibër-Lepenc”

​Tre basketbollistë të Kosovës nderohen me çmime individuale nga FIBA

​Tre basketbollistë të Kosovës nderohen me çmime individuale nga FIBA

Java fillon me mot të mirë

​Moti sot me diell dhe vranësira, temperatura deri në 32 gradë Celsius

Alijaj: Seanca konstituive nuk është e vonshme, negociatat LVV-LDK mbeten vendimtare

Alijaj: Seanca konstituive nuk është e vonshme, negociatat LVV-LDK mbeten vendimtare

“Info Nata”- 27.05.2026

“Info Nata”- 27.05.2026

​Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste s’mund të tërheqë zvarrë rajonin

​Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste s’mund të tërheqë zvarrë rajonin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën