Të premten në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me rreze dielli.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës parashihet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me shkarkime rrufesh.
Temperaturat maksimale do të arrijnë në 17 gradë Celcius.
Mot kryesisht i vranët por edhe rrezet e diellit nuk do të mungojnë. Parashihet që gjatë ditës të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh, thuhet në njoftim./teve1.info./