TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nga Prishtina në Mitrovicë, Lajçak kërkon zgjidhje kompromisi për asociacionin

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A

Më herët se zakonisht, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, iu drejtua Qeverisë së Kosovës. Që nga ora 07:30 e mëngjesit, ai filloi takimin me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësin e tij Besnik Bislimi. Pas diskutimit Lajçak tha se kane folur për të ardhmen e dialogut.

“Është e rëndësishme që ne kemi kuptuar qartë sekuencat e hapave dhe ne kishim një diskutim të rëndësishëm në të gjitha aspektet. Të njëjtin diskutim do ta kem nesër edhe në Beograd. Është vërtetë e rëndësishme që të kemi një kuptim të qartë për hapat e ardhshëm. Ne mund të kemi vetëm normalizim apo konfrontim. Dhe ne duhet patjetër të fokusohemi plotësisht te normalizimi”, tha Lajçak.

Për temën më të nxehtë të dialogut, asocicacionin, ku palët kanë qëndrime krejtësisht të kundërta, Lajçak tha se është detyrë e ndërmjetësuesve të gjejnë mesin.

“Roli ynë si ndërmjetësues është që të gjejmë një mes dhe kjo është pikërisht çfarë ne jemi duke tentuar të bëjmë. Ajo çfarë është e pranueshme për BE-në, është e bazuar në parimet dhe vlerat evropiane të cilat janë në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”, shtoi ai.

Nga Prishtina ku edhe njoftoi se të hënën do të pres në takim kryenegociatorët Besnik Bislimi e Petar Petkoviq, Lajcak u nis në drejtim të pjesës veriore të Kosovës.

Takim e parë atje e pati me kryetarin e Mitrovicës Jugore, Bedri Hamzën. I pari i kësaj komune pas takimit tha se kanë biseduar për situatën aktuale politike në Kosovë, ndërsa për asociacionin tha se ka disa pikëpyetje.

“Tash është prezantuar një draft statut i cili sipas të gjitha gjasave është një dokument që është diskutuar, por jo diçka ma shumë. Ka opsione të ndryshme dhe sigurisht që këto çështje kanë me u definuar në ditët në vijim dhe të ardhmen. Është prezantuar një dokument tash ta them të drejtën a ka qenë rruga për me shkuar deri aty unë u kam pikëpyetjet e mija por është një diçka që ka me ndodh në progres”, deklaroi Hamza.

Hamza tha se temë diskutimi ka qenë edhe mundësia e hapjes Urës së Ibrit, për qarkullim.

Për këtë çështje nga Ura e Ibrit foli edhe vet Lajçak.

“Unë jam përkrahës i fortë i vendimeve të dakorduara, zgjidhjeve për të cilat palët janë pajtuar. Besoj që gjithcka që përfshin të dy palët duhet të merret vesh po nga të dy palët. Ura e Mitrovicës ka qenë pjesë e dialogut, prandaj unë mendoj që vendimi për hapjen duhet të merret në dialog”, tha Lajçak.

Më pas, Lajçak zhvilloi një takim edhe me shoqërinë civile në komunat veriore. Ku tha se u informua për mënyrën e jetesës që bëjnë pakicat në këto komuna. Pastaj rreth orës 14 filloi edhe një takim me përfaqësuesit e partive politike serbe.

Kronika e gazetarit Valmir Gallopeni.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Si shkojnë informacionet policore të Kosovës në Serbi?

Arrestohen gjashtë persona në Obiliq

Ushtria amerikane godet 3 anije në Oqeanin Paqësor, vriten 8 persona

Ushtria amerikane godet 3 anije në Oqeanin Paqësor, vriten 8 persona

Sot mot i freskët, temperaturat maksimale deri në 24 gradë celsius

Mot i vranët

Beqiri: Pa mbështetjen e aleatëve, në veri do të kishte pasur shumë “Banjska” të tjera

Beqiri: Pa mbështetjen e aleatëve, në veri do të kishte pasur shumë “Banjska” të tjera

Si shkojnë informacionet policore të Kosovës në Serbi?

Arrestohen gjashtë persona në Obiliq

Ushtria amerikane godet 3 anije në Oqeanin Paqësor, vriten 8 persona

Ushtria amerikane godet 3 anije në Oqeanin Paqësor, vriten 8 persona

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Fshati që u shkatërrua nga tërmeti

Sot mot i freskët, temperaturat maksimale deri në 24 gradë celsius

Mot i vranët

Beqiri: Pa mbështetjen e aleatëve, në veri do të kishte pasur shumë “Banjska” të tjera

Beqiri: Pa mbështetjen e aleatëve, në veri do të kishte pasur shumë “Banjska” të tjera

Dhanë dorëzani 40 mijë euro, Kilaj lirohet – Fazliu jo, nuk u përmbushën rrethanat

Dhanë dorëzani 40 mijë euro, Kilaj lirohet – Fazliu jo, nuk u përmbushën rrethanat

Beqiri: Ftesa e LVV-së për LDK-në ishte fyerje, jo ofertë bashkëqeverisjeje

Beqiri: Ftesa e LVV-së për LDK-në ishte fyerje, jo ofertë bashkëqeverisjeje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën