Një grua është arrestuar pasi dyshohet se ka lënë pa përkujdesje fëmijën, i cili ishte duke kërkuar lëmoshë.
Rasti ka ndodhur në Gjakovë rreth orës 19:45.
“Gjakovë 09.05.2023 – 19:45. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi qe ka lënë pa përkujdesje fëmiun i cili ishte duke kërkuar lëmoshë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit e dyshuara të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.