Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një intervistë për BBC News, ka thënë që nuk duhet t’i japin Serbisë vazhdimisht instrumente përmes të cilat do ta cenojnë Kosovën si shtet të pavarur.
Njëherit, ajo u pyet edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ku tha se kjo është vetë njër nga marrëveshjet e arritura, duke përmendur se Serbia nuk ka zbatuar shumicë nga to, përcjell teve1.info.
“Ka pasur gati 40 marrëveshje të arritura në Bruksel mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë në 11 vitet e kaluara. Çështja e Asociacionit ka qenë vetëm njëra nga marrëveshje. Duhet përmendur që shumica e këtyre marrëveshjeve nuk janë zbatuar nga Serbia, përfshirë obligimin për të njohur dokumentet e Kosovës…” – deklaroi Osmani lidhur me këtë çështje.
“Të gjitha marrëveshjet duhet të shtyhen për t’u zbatuar. Kosova nuk po ikë nga obligimet e saj. Ajo çka jemi të gatshëm të ofrojmë është të japim gjithçka bazuar në standardet evropiane për t’i akomoduar të drejtat e serbëve. Por, jo t’i japim Serbisë një instrument përmes të cilit ata vazhdimisht do të cenojnë Kosovën si shtet i pavarur,” – deklaroi tutje Osmani.
Osmani ka folur edhe në lidhje me zhvillimet në dialogun e Kosovës me Serbinë dhe arritjen e marrëveshjes për Deklaratën për Personat e Pagjetur.
Ajo këtë marrëveshje e vlersoi si ndër më të rëndësishmet.
“Unë besoj që kjo është një prej arritjeve më të mëdha në procesin e dialogut sepse është prej atyre marrëveshjeve që direkt e prek jetën e njerëzve tanë,”