Kryeministri Albin Kurti ka filluar takimin me ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Goran Grliq Radman.
Në takim me Radman veç tjerësh është parë edhe Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Kryediplomati kroat paraprakisht është takuar edhe me homologen kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.
Ai e ka përshëndetur marrëveshjen Kosovë-Serbi për të pagjeturit, kurse sa i përket Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ka thënë se i mbetet Kosovës që të vendosë për këtë çështje.