TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

ZRRE tregon arsyet pse gjobiti KEK-un me 3.2 milionë euro

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) vlerëson se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka blerë energji elektrike nga kompania sllovene “Holding Slovenske Elektrarne” e cila nuk ka licencë të lëshuar nga autoritetet kosovare.

Rregullatori ka bërë të ditur për KP se në përputhje me të gjeturat në raportet e Monitorimit, ka shqiptuar gjoba për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) me 3.2 milionë euro dhe Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT) me 439 mijë euro.

Përveç tregtimit të energjisë me kompani të palicencuara, KEK ka kërkuar energji elektrike nga Shqipëria edhe kur nuk ka pasur nevojë, si dhe ka bërë shitje të energjisë elektrike në kundërshtim me ligjin te KOSTT pёr mbulimin e humbjeve nё katër komunat veriore.

Megjithatë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë të thënë të hënën për KosovaPress se ende nuk kanë informata zyrtare për ndëshkimin e dy kompanive publike, të cilat monitorohen nga dikasteri që e udhëheq ajo.

ZRrE nëpërmjet këtij raporti ka konstatuar se përkundër vërejtjeve të dhëna nga rregullatori, KEK ka vazhduar të blejë energji elektrike nga kompania sllovene “Holding Slovenske Elektrarne”, e cila nuk kishte licencë të lëshuar nga autoritetet e kosovare,

Ky tregtim konsiderohet se është njëra ndër arsyet pse ZRRE-ja ka gjobitur KEK-un me 3.2 milionë euro.

“Në përputhje me të gjeturat në raportet e Monitorimit, Bordi i ZRrE-së ka shqiptuar gjoba për ndërmarrjet”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga ZRrE, duke shtuar se në bazë të Raporteve të Monitorimit kanë gjobitur edhe ndërmjarrje tjera publike për KOSTT-in dhe Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (KEDS); dhe Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO) dhe Hidrocentralin e Ujmanit.

Sipas Raportit të Monitorimit të ZRRE ndaj KEK-ut për vitin 2022, në dhjetor të vitit 2018 KEK-u kishte hapur tender për ‘parakualifikim për aktivitetin e prokurimit – shitjes së energjisë elektrike’ me ç’rast kishte nënshkruar kontrata kornizë me disa kompani ndërkombëtare.

KEK-u me tetë kompanitë që kishte nënshkruar kontrata, njëra prej tyre nuk kishte licencë, kompania “Holding Slovenske Elektrarne” nga Sllovenia.

Lidhur me kёtё, ZRrE thekson në raport se ka reaguar disa herё përmes e-mail-it zyrtar si dhe me shkresё zyrtare, ku ka kërkuar nga KEK-u qё tё veprojë nё pajtim me obligimet ligjore, dhe tё ndaloj aktivitetin e tregtimit tё energjisё elektrike me ndёrrmarje tё pa licencuara.

“Pёr mё tepёr, ZRRE më datё 19.08.2022, ka monitoruar procesin e tregtimit tё energjisё elektrike nё kohё reale, dhe ka vërejtur se pavarësisht vërejtjeve dhe kërkesave tё ZRRE pёr ndalimin e tregtimit tё energjisё elektrike me ndёrrmarje tё palicencuara, KEK ende kryen aktivitetin e tregtimit tё energjisё elektrike nё mospajtueshmёri me obligimet ligjore”, thuhet në Rarportin e Monitorimit.

ZRRE-ja ka konstatuar se tregtimi i energjisë elektrike me kompani të palicencuara bie në kundërshtim me Ligjin për Energji elektrike, si dhe Ligjin për Rregullatorin e Energjisë.

KEK-u ka kërkuar energji nga Shqipëria edhe kur nuk ka pasur nevojë

Në Raportin e Monitorimit për KEK-un, thuhet se kjo kompani ka kërkuar energji elektrike nga Korporate Energjetike e Shqipërisë (KESH), edhe atëherë kur nuk pasur nevojë.

“KEK ka kёrkuar energji nga KESH edhe atёherё kur nuk ka pasur nevojё pёr FSHU dhe energjinё e pranuar nga KESH e ka ofruar nё treg tё lirё. Njё veprim i tillё bie nё kundёrshtim me Nenin 1 tё Marrёveshjes pёr shkёmbim/depozitim tё energjisё elektrike nё mes Korporatёs Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) dhe Korporatёs Energjetike tё Kosovёs (KEK)”, thuhet në Raport.

Shitja e energjisë elektrike pёr mbulimin e humbjeve tё veriut

Në bazë të këtij Raporti, shkelje tjetër po konsiderohet edhe shitja e energjisё elektrike pёr mbulimin e humbjeve në katër komunat veriore.

“KEK i shet energji elektrike KOSTT për mbulimin e humbjeve në Veri të vendit, nёn kushtet e marrёveshjes pёr mbulimin e humbjeve tё sistemit. Shitja e energjisё elektrike tek KOSTT për mbulimin e humbjeve nё Veri bie nё kundërshtim me procedurën e tregtimit të energjisё elektrike, pasi që nё procedurё pёrcaktohet që tregtimi i energjisё elektrike duhet tё i nënshtrohet tregut të lire dhe konkurrues”, thuhet në Raportin e Monitorimit.

Ndërkohë, Bordi i ZRrE-së në seancën e së premtes pas shqyrtimit përfundimtar të raporteve të monitorimit, ka vendosur gjobë ne vlerën prej 3.2 milionë euro për Korporatën Energjetike të Kosovës dhe 439 mijë euro për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT).

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Vdes një person pasi u godit nga rryma elektrike në Ferizaj

Pronari i një restoranti në Vushtrri vodhi energjinë elektrike, zbulohet nga KEDS-i

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të energjisë sot

Sot nis numërimi i votave me postë për zgjedhjet e 9 nëntorit

Sot nis numërimi i votave me postë për zgjedhjet e 9 nëntorit

E shtuna me diell

E shtuna me diell

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Vdes një person pasi u godit nga rryma elektrike në Ferizaj

Pronari i një restoranti në Vushtrri vodhi energjinë elektrike, zbulohet nga KEDS-i

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të energjisë sot

Pluhur apo i lëngshëm – cili detergjent pastron më mirë?

Pluhur apo i lëngshëm – cili detergjent pastron më mirë?

Sot nis numërimi i votave me postë për zgjedhjet e 9 nëntorit

Sot nis numërimi i votave me postë për zgjedhjet e 9 nëntorit

E shtuna me diell

E shtuna me diell

Alijaj: Kandidatura mes Hamzës e Hoxhajt në PDK, zhvillim pozitiv – çdo parti duhet të ketë garë të brendshme

Alijaj: Kandidatura mes Hamzës e Hoxhajt në PDK, zhvillim pozitiv – çdo parti duhet të ketë garë të brendshme

Guri: Bllokada e LVV-së po na çon drejt zgjedhjeve të pashmangshme

Guri: Bllokada e LVV-së po na çon drejt zgjedhjeve të pashmangshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën