TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Szunyog: Kosova dhe gjithë rajoni e kanë vendin në BE

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Szunyog: Kosova dhe gjithë rajoni e kanë vendin në BE

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, ambasadori, Tomas Szunyog, në shënim të Ditës së Evropës, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e kanë përuruar Muralin e Energjisë së Mirë, të pikturuar në murin anësor të ndërtesës së BE-së.

Me këtë rast, Szunyog tha se BE-ja po e mbështetën Kosovën që t’i përmbush standardet e BE-së sa i përket energjisë së gjelbër.

“Jemi shumë të lumtur që se bashku me Qeverinë kemi finalizuar pakon e mbështetjes për energjinë. Por, jemi duke punuar edhe në projekte të tjera që ta ndihmojmë Kosovën në tranzicionin e gjelbër, që t’i arrijë qëllimet e ‘Marrëveshjes së Gjelbër’, por edhe që t’i përmbushë standardet e BE-së”.

“Kosova dhe gjithë rajoni e kanë vendin në BE, prandaj kjo është i rëndësishme për ne. E shohim Kosovën, si dhe gjithë rajonin, si shtete të ardhshme të BE-së”.

Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se murali e simbolizon të ardhmen evropiane dhe energjetike të Kosovës, teksa përmendi edhe vlerat evropiane të cilat, siç tha ajo, edhe Kosova i tregon.

“Murali që po shohim sot simbolizon në mënyrë perfekte të ardhmen tonë evropiane energjetike. Në këtë ditë qe po shënojmë Dutën e Evropës, vlen të theksohet se Bashkimi Evropian me rastin e agresionit rus mbi Ukrainën, ka treguar një unitet dhe që plotësisht i jetëson vlerat mbi të cilat është  themeluar, si paqen, demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Ne si shtet i Kosovës, megjithëse i ri, kemi treguar vlerat tona dhe se e kemi vendin askund tjetër, përpos në Bashkimin Evropian. Kemi shënuar shumë suksese, si liberalizimin e vizave, aplikimin për Këshillin e Evropës, aplikimin për anëtarësim në Be si dhe progres në të gjitha fushat e agjendës së BE-së”, raporton EO.

Ajo tutje ka përmendur edhe disa projekte që i ka cilësuar si të veçanta në sektorin e energjisë, si dhe ndihmën e BE-së për ballafaqimin me krizën, e cila ka qenë më e larta në rajon për kokë banori.

“BE ka qenë dhe mbetet një ndër partnerët tanë kyç i cili ndër vite na ka ndihmuar ta përforcojmë sektorin tonë të energjisë. Në veçanti, do ta përmendja projektin e fundit në Gjakovë për ngrohtoren e qytetit. Një investim prej 15 milionë eurosh, si dhe përkrahjen e projektit të ngrohjes solare qendrore në Prishtinë”.

“Kemi pasur një përkrahje të jashtëzakonshme nga BE-ja edhe për  përballje me krizën. Brenda një afati shumë të shkurtër, BE ka vënë në dispozicion 75 milionë euro, qe ka qenë vlera më e lartë për kokë banori ne rajon për një shtet”.

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Evropës, Szunyog do të marrë pjesë dhe në Masterklasën “Aftësitë e artit në rrugë”, si dhe në hapjen e ekspozitës “Vala tjetër”, në Shtëpinë e Evropës.

Ndërsa, në mbrëmje në Bibliotekën Universitare do të mbahet Koncerti “Chopin Piano Fest”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj: Protesta e sotme është një mesazh i fortë për drejtësi dhe bashkim për UÇK-në

Haradinaj: Protesta e sotme është një mesazh i fortë për drejtësi dhe bashkim për UÇK-në

Haradinaj: Vizita e Konjufcës në Hagë, mesazh pozitiv për ish-krerët e UÇK-së

Haradinaj: Vizita e Konjufcës në Hagë, mesazh pozitiv për ish-krerët e UÇK-së

Spahiu: Ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale nuk kanë të drejtë të dalin në protestë

Spahiu: Ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale nuk kanë të drejtë të dalin në protestë

17 shkurti i gjashtë prapa grilave për ish-krerët e UÇK-së

Borussia triumfon ndaj Atalantas

Borussia triumfon ndaj Atalantas

Tensione në Lisbonë, fiton Real Madridi

Tensione në Lisbonë, fiton Real Madridi

Emisioni “Info Nata” 17.02.2026

Emisioni “Info Nata” 17.02.2026

PSG mposht Monacon

PSG mposht Monacon

Spahiu: Ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale nuk kanë të drejtë të dalin në protestë

Spahiu: Ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale nuk kanë të drejtë të dalin në protestë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën