Sot, kryetari i Parlamentit të shtetit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, pritet ta vizitojë Kosovën.
Sobotka, gjatë vizitës së tij do ta realizojë një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
‘’Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka’’, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.
Ky takim pritet të nis nga ora 11:30, ku më pas pritet të ketë konferencë për media.
Pas përfundimit të konferencës, kryetarët Konjufca dhe Sobotka do të marrin pjesë në “Punëtorinë për Demokraci – DEMOS-ti” dhe do të bashkëbisedojnë me nxënës filloristë, në hollin e Kuvendit. /teve1.info/