TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Escobar thotë se takimi i negociatorëve kryesorë do të mbahet brenda dy javëve

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Escobar: Njohja reciproke Kosovë-Serbi është qëllimi i ShBA-së

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, thotë se takimi i negociatorëve kryesorë do të mbahet brenda dy javëve.

“Tani është në duar të negociatorëve kryesorë të ecin përpara dhe të fillojnë të hartojnë një statut funksional. Presim që ata në dy javët e ardhshme të takohen dhe që përsëri të bisedojë për këtë proces”, ka deklaruar zëvendësi i Sekretarit të Shtetit amerikan dhe përfaqësuesi special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobar përkujtoi për marrëveshjen e arritur së fundmi ligjërisht, të detyrueshme për normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Diskutuam për zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Dhe zbatimi fillon me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky ishte me të vërtetë një fokus intensiv diskutimi në kontekstin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Elementët e rëndësishëm janë diskutuar dhe tani i takon kryenegociatorëve të ecin përpara dhe të fillojnë të hartojnë një statut të zbatueshëm. Ne presim që në dy javët e ardhshme negociatorët kryesorë të takohen dhe të diskutojnë përsëri këtë proces”, ka thënë Escobar,

“Ka kaluar vetëm një muaj dhe tani po diskutojmë zbatimin. Pra, kjo, do të thosha, është një nga herët e para që kemi dëgjuar drejtpërdrejt nga Qeveria e Kosovës se cili është versioni i tyre për Asociacionin – edhe ata e kanë këtë, dhe Serbia, ka versionin e saj. Zgjidhja tani është që të dyja palët të takohen në dy javët e ardhshme për të paraqitur përmirësime të mëtejshme në pozicionet e tyre dhe që Bashkimi Evropian të vazhdojë të përdorë levën e tij mbresëlënëse dhe kapacitetin e tij mbresëlënës për të bashkuar të dyja palët dhe për të filluar kërkimin e zgjidhjeve kompromisi”, ka thënë ai.

Escobar ka vlerësuar se është shumë e rëndësishme që të dy palët ta marrin seriozisht.

“Dhe të fillojnë në një mënyrë të përshpejtuar ta bëjnë këtë, që kjo të dakordohet midis dy palëve, që këtë ta paraqesin për rishikim parlamentar dhe rishikim ligjor për të siguruar që kjo çështje është e pakthyeshme dhe se është pjesë qendrore e normalizimit. Përveç kësaj, kemi dashur të diskutojmë disa nga kushtet e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve pakicë në Kosovë dhe pushtetit qendror e që ishte një diskutim i rëndësishëm”, ka shtuar Escobar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjashtë persona të arrestuar pas një përleshjeje në një kafiteri në Vushtrri

Gjashtë persona të arrestuar pas një përleshjeje në një kafiteri në Vushtrri

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Gjakovë, lëndohet një person

Nimani: S’ka përpjekje për presidentin – ka marrëveshje për zgjedhje, jo zgjidhje

Nimani: S’ka përpjekje për presidentin – ka marrëveshje për zgjedhje, jo zgjidhje

Gashi i bën thirrje Kandiqit për debat publik: Le ta sqarojë pse viktimat figurojnë si pjesëtarë të formacioneve të armatosura

Gashi i bën thirrje Kandiqit për debat publik: Le ta sqarojë pse viktimat figurojnë si pjesëtarë të formacioneve të armatosura

​Irani hap Ngushticën e Hormuzit për anijet tregtare, shënon rënie çmimi i naftës

22 të shoqëruar, molotov, gaz lotsjellës e përplasje fizike – Krejt çka ndodhi në protestën e opozitës në Shqipëri

22 të shoqëruar, molotov, gaz lotsjellës e përplasje fizike – Krejt çka ndodhi në protestën e opozitës në Shqipëri

Gashi i bën thirrje Kandiqit për debat publik: Le ta sqarojë pse viktimat figurojnë si pjesëtarë të formacioneve të armatosura

Gashi i bën thirrje Kandiqit për debat publik: Le ta sqarojë pse viktimat figurojnë si pjesëtarë të formacioneve të armatosura

Emisioni “Info Nata” 17.04.2026

Emisioni “Info Nata” 17.04.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën