TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vuçiq para takimit me Kurtin: Do të jetë vështirë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Vuçiq: Serbia do dialog dhe kompromis, por ka parimet e veta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takohen sot në Bruksel për një rund të ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve.

Bashkimi Evropian ka konfirmuar tashmë se thirrjes së përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, për këtë takim, i janë përgjigjur pozitivisht të dy liderët.

Vuçiq shkroi në llogarinë e tij në Instagram se “do të jetë vështirë”.

“Kundër nesh janë të gjithë të mëdhenjtë në Perëndim”, tha Vuçiq, pa sqaruar se kujt i referohet saktësisht.

“Megjithatë, ne kemi ligjin dhe drejtësinë në anën tonë. Më e rëndësishme se kjo është se ata nuk e kuptojnë se sa e fortë është dashuria për lirinë dhe sa fort mund ta ruani atë. Përkundër të gjitha presioneve”, tha Vuçiq.

Para takimit, Kurti bisedoi sot në Bruksel me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kurti dhe Vuçiq janë takuar për herë të fundit në Ohër, më 19 mars, kur edhe janë pajtuar gojarisht për zbatimin e asaj që njihet si Marrëveshje Bazë, e që duhet të çojë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Por, pas këtij takimi, palët i kanë interpretuar ndryshe-ndryshe detyrimet e tyre, ndërkohë që BE-ja ka theksuar se ato obligohen që t’i zbatojnë të gjitha pikat e marrëveshjes.

Dështimi për t’i zbatuar ato, do të ketë pasoja, ka paralajmëruar BE-ja.

Zyrtarë të BE-së kanë konfirmuar se në agjendën e takimit të sotëm pritet të jenë dy çështje kryesore: miratimi i Deklaratës për të Zhdukurit dhe paraqitja e draftit të parë të statutit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Pas këtyre dy temave do të shihet se sa mund të diskutohet edhe për çështje të tjera”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë më 2 majse një draft i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të duhej të prezantohej nga ana e Kosovës, sepse “ne nuk guxojmë që të lejojmë që drafti i të ashtuquajturit ekip menaxhues, që në realitet është draft i Vuçiqit, të bëhet bazë e negociatave”.

BE-ja i ka shmangur përgjigjet në pyetjet e gazetarëve rreth shkeljes së mundshme të marrëveshjes që ka bërë Serbia, duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

BE-ja vetëm ka përsëritur se palët “duhet të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet që keqësojnë situatën dhe atmosferën për përparimin e dialogut“.

“Ne presim që palët të jenë të përkushtuara për t’i zbatuar obligimet”, ka thënë Stano.

Marrëveshja Bazë nuk parasheh njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, por kërkon prej tyre që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.

Ajo, po ashtu, kërkon nga të dyja palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, i cili ka nisur qysh nga viti 2011.

Marrëveshja, e cila është njohur më herët edhe si propozimi evropian, ka edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka biseduar javën e kaluar edhe me Kurtin, edhe me Vuçiqin në lidhje me takimin e sotëm dhe ka shfaqur shpresën se palët do të jenë konstruktive. /Rel/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova rrezikon humbjen e mbi 68 milionë eurove nga Plani i Rritjes

Kosova rrezikon humbjen e mbi 68 milionë eurove nga Plani i Rritjes

Vëllai i Liridona Ademajt reagon një ditë para shpalljes së aktgjykimit

Vëllai i Liridona Ademajt reagon një ditë para shpalljes së aktgjykimit

Paralajmërohet protestë në Jarinjë dhe bllokim i një pjese të autostradës drejt Kosovës

Paralajmërohet protestë në Jarinjë dhe bllokim i një pjese të autostradës drejt Kosovës

Hamza: Kurti na ofroi kryetarin e Kuvendit në këmbim të pozitës së nënkryetarit që kemi, ofertë joserioze

Hamza: Kurti na ofroi kryetarin e Kuvendit në këmbim të pozitës së nënkryetarit që kemi, ofertë joserioze

Përmbytje të mëdha në Zelandën e Re, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Përmbytje të mëdha në Zelandën e Re, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Rama takohet me presidentin e Emirateve, diskutohen mënyrat për të zhvilluar më tej marrëdhëniet

Rama takohet me presidentin e Emirateve, diskutohen mënyrat për të zhvilluar më tej marrëdhëniet

Kosova rrezikon humbjen e mbi 68 milionë eurove nga Plani i Rritjes

Kosova rrezikon humbjen e mbi 68 milionë eurove nga Plani i Rritjes

Vëllai i Liridona Ademajt reagon një ditë para shpalljes së aktgjykimit

Vëllai i Liridona Ademajt reagon një ditë para shpalljes së aktgjykimit

“Matrix”- 20.04.2026

“Matrix”- 20.04.2026

Paralajmërohet protestë në Jarinjë dhe bllokim i një pjese të autostradës drejt Kosovës

Paralajmërohet protestë në Jarinjë dhe bllokim i një pjese të autostradës drejt Kosovës

Hamza: Kurti na ofroi kryetarin e Kuvendit në këmbim të pozitës së nënkryetarit që kemi, ofertë joserioze

Hamza: Kurti na ofroi kryetarin e Kuvendit në këmbim të pozitës së nënkryetarit që kemi, ofertë joserioze

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën