TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hykolli thotë se punëdhënësit e kanë një pjesë të fajit pse po ikin punëtorët jashtë Kosovës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Hykolli thotë se punëdhënësit e kanë një pjesë të fajit pse po ikin punëtorët jashtë Kosovës

Ikja e punëtorëve nga vendi që ka bërë që në disa sektorë të mos ketë mjaftueshëm punëtorë ka qenë temë diskutimi në emisionin Respublika në Tëvë 1.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli një pjesë të fajit për këtë ia ka lënë punëdhënësve.

“Kjo është ndoshta të them kështu, edhe një shkollë për punëdhënësit që të punësuarit duhet të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme që ata ta donë punën dhe të rrinë në vendin e punës. Përndryshe me këtë trend që e kemi do të jetë një rrezik shumë i madh për bizneset që janë në Kosovë”, ka thënë Hykolli.

Duke folur rreth mundësisë që në Kosovë të vijnë punëtorë nga Azia për shkak të mungesës së fuqisë punëtore vendase, Hykolli e ka quajtur këtë ‘kontrabandim’ që nuk garanton përparim të madh.

“Në fakt kjo kërkesë është edhe pak e çuditshme për shkak se ne duhet të kujdesemi për këta që i kemi këtu. Mirëpo ata mund ta zgjedhin këtë problem për një kohë të shkurtër. Përndryshe të bëhet biznesi afatgjatë duke të them kështu i kontrabanduar punëtorët nga vendet e largëta, nuk do të ketë një përparim të madh. Për këtë arsye është mirë që këta që i kemi këtu t’i trajtojmë edhe trajtimin t’ia bëjmë në mënyrë të dinjitetshme që ata të jenë të kënaqur me punën që e bëjnë por edhe me beneficionet që ia ofrojnë”, ka deklaruar Hykolli.

Sa i përket mundësisë që fuqia punëtore e njeriut të zëvendësohet nga teknologjia, Hykolli ka thënë se për momentin nuk e sheh këtë kërcënim të madh.

“Ky kërcënim ndoshta do të vije pak më vonë te ne sepse trendet te ne gjithmonë shkojnë pak me vonesë, mirëpo prapë se prapë po them që edhe këtë teknologji duhet njeriu ta menaxhojë edhe unë për momentin nuk e pres këtë vështirësi sa e pres vështirësinë e ikjeve të të punësuarve në Perëndim”, ka potencuar ai.

Ai i ka bërë thirrje punëtorëve që të kujdesen më shumë për të drejtat e tyre.

“Unë e thashë edhe njëherë që dëmi më i madh iu kushtohet punëdhënësve nëse ata nuk e trajtojnë të punësuarin ashtu qysh e meriton. Edhe nga kjo studio ju bëj thirrje që ata të kujdesen sa më shumë, të kujdesen për të drejtat e tyre, të kujdesen për pagën e tyre, për shujtën edhe për çdo gjë që është elementare dhe është nevojë e jetës së përditshme”, ka deklaruar ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sa është vend i sigurt Kosova për investime?

Kosova lider në Ballkan për rritjen e investimeve të huaja në 2025

Kurti në Barcelonë takohet me liderë progresistë për bashkëpunim global

Kurti në Barcelonë takohet me liderë progresistë për bashkëpunim global

Hoxha ia përmend Gjuriqit njohjen e Kosovës: Dialogu e vetmja rrugë drejt normalizimit

Hoxha ia përmend Gjuriqit njohjen e Kosovës: Dialogu e vetmja rrugë drejt normalizimit

Gara shpejtësie në Ferizaj, ndëshkohen dy shoferë të rinj me gjobë dhe ndalim drejtimi për 12 muaj

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën