TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Demolli: 400 punëtorë shëndetësorë në Kosovë janë të papunë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Demolli: 400 punëtorë shëndetësorë në Kosovë janë të papunë

Donjeta Demolli nga Partia Socialdemokrate ka folur për fenomenin e ikjes së punëtorëve shëndetësorë nga Kosova.

Sipas saj, në Kosovë aktualisht 400 punëtorë shëndetësorë janë të papunë dhe ky sistem është jashtë interesimit të Qeverisë.

“Është e vërtetë që ky është një problem kompleks dhe ka rrënjë edhe më herët, edhe para Qeverisë Kurti. Por në anën tjetër ne nuk kemi parë reagim serioz ndaj këtij fenomeni. I kemi punëtorët shëndetësorë të cilët po ikin për çdo ditë, i kemi anesteziologët pa të cilët është e pamundur funksionimi i shëndetësisë në QKUK dhe spitale dhe i kemi 400 punëtorë shëndetësorë të cilët janë të papunë. Ky sistem është totalisht jashtë kontrollit, jashtë interesimit të Qeverisë edhe për këtë arsye e kemi këtë gjendje ashtu siç është”, ka thënë Demolli në Ditari në Tëvë 1.

Demolli thotë se mosinteresimin e Qeverisë për punëtorët e tregon edhe shkrirja e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Ministri të Financave.

“Mandej kur fillon trendi, kur dikush ikë është edhe një si domino-efekt që një punëtor e tërheq punëtorin tjetër, mandej e merr edhe efektin e trendit. Mirëpo që në fillim që në nismën e kësaj Qeverie ne e kemi parë orientimin e kësaj Qeverie. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është fuzionuar në Ministrinë e Financave. Prej mirëqenies, prej idesë së ofrimit të një standardi tjetër të jetesës, të një jete më të dinjitetshme, të të drejtave e barazisë ka kaluar në shpërndarje të triskave, bonave”, ka deklaruar ajo.

“Fuzionimi e tregon orientimin, qasjen e Qeverisjes, filozofinë e punës së kësaj qeverisje. E kemi parë që kjo Qeveri nuk është angazhuar në asnjë moment për ta rritur taksën në dividendë, për ta rritur taksën në korporata. 160 milionë euro janë largu nga Kosova vitin e kaluar nga banka. Ky është fitim i pastër i bankave të cilët për shkak që kanë pronarë të huaj i kanë larguar ato para nga Kosova”, ka shtuar Demolli. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sa është vend i sigurt Kosova për investime?

Kosova lider në Ballkan për rritjen e investimeve të huaja në 2025

Kurti në Barcelonë takohet me liderë progresistë për bashkëpunim global

Kurti në Barcelonë takohet me liderë progresistë për bashkëpunim global

Hoxha ia përmend Gjuriqit njohjen e Kosovës: Dialogu e vetmja rrugë drejt normalizimit

Hoxha ia përmend Gjuriqit njohjen e Kosovës: Dialogu e vetmja rrugë drejt normalizimit

Gara shpejtësie në Ferizaj, ndëshkohen dy shoferë të rinj me gjobë dhe ndalim drejtimi për 12 muaj

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën