TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Brenda kullës së heroit, Ilaz Kodra, familjarët me emocione rrëfejnë histori të veçanta nga jeta e tij

Në fshatin Prekaz të Skenderajt, flamuri kombëtar ende valon në Kullën e Ilaz Kodrës. Brenda saj, ruhet uniforma dhe gjerat e tjera që i përkisnin heroit. Ndërsa familjarët, për Tëvë1 kanë rrëfyer histori të veçanta nga jeta e heroit.

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Brenda kullës së heroit, Ilaz Kodra, familjarët me emocione rrëfejnë histori të veçanta nga jeta e tij

Dhomën e ka të mbushur me fotografi të të birit.

Është kjo Naile Kodra, nëna e heroit kombëtar, Ilaz Kodra.

Ky i fundit ra heroikisht me 30 prill të vitit 1999, në fshatin Shtuticë, gjatë një beteje me forcat serbe.

Por, 79 vjecarja, e ka të freskët kujtimin kur i biri, Ilazi, e nisi luftën krah për krahu me bashkëfshatarin e tij, komandantin legjendar, Adem Jashari.

E pak metra më tutje, ende valon flamuri kombëtar në kullën e Ilaz Kodrës në Prekazin e Skenderajt.

Në oborrin e saj, ruhet edhe vetura më të cilën Ilaz Kodra, u nis për në betejën e fundit.

“Këtë veturë Ilazit ja kanë sjellë shokët nga mërgata. Më të, Ilazi ka shkuar edhe në betejën e fundit, e ka lënë kërrin diku dhe ka ecë këmbë”, thotë Rexhep Kodra, axha i heroit Ilaz Kodrës

Por, aktivitetet kombëtare ish-komandanti i UCK-së, i kishte nisur shumë më herët.

Madje edhe në Bonn të Gjermanisë, Ilaz Kodra, organizoi grevë urie kundër pushtimit serb në Kosovë.

E këtë aktivitet, nuk e ndali as në ditën e dasmës.

“Ish caktuar një ceremoni si natë e dasmës, të axha i Ilazit në Gjermani. Ilazi nuk qëndroi atë ditë me neve, natën e dasmës, i bashkëngjitët shokëve, nuk u nda prej tyre..”, thotë Kimete Kodra, gruaja e heroit Ilaz Kodra

Brendia e kësaj kulle, është e mbushur me fotografi.

Secila nga to, përmban një histori në vete.

Një histori të tillë, e kanë çorapet që qëndrojnë bashkë me uniformën që dikur e mbante veshur, Ilaz Kodra.

Kimete Kodra, gruaja e heroit Ilaz Kodra”

Këto çorape kanë qenë në trupin e Ilazit për 20 vjet, edhe gjatë procesit të rivarrimit, i kam pa çorapet në kockat e Ilazit, i kam fshi sytë që a  është e mundshme që me u rujt dicka e till”, tregon gruaj e komandantit.

Me 2 korrik të vitit 1999, Ilaz Kodra, u rivarros në Varrezat e Dëshmorëve në fshatin Polac.

Pavarësisht se ndodhej afër arkivolit të të atit, atë ditë nuk e mban në mend, vajza e heroit.

Por, fotografinë e tij, tani e kujton me krenari, Sumeja Kodra.

“Në këtë foto jam unë me mamin, kjo foto është bërë me rivarrimin e babit, nuk e kujtoj se kam qenë e vogël, por kur e shoh foton më përcjell dhimbje e madhe, sidomos kur e shoh mamin në këtë gjendje, por ndihem shumë krenare për babin dhe për mamin…”, shprehet bija e Ilaz Kodrës

E Avni Kodra, tregon se si i vëllai arriti ta mbante lart moralin e ushtarëve të UCK-së edhe në kohë të vështira.

“Kjo fotografi është kur është vrarë komandant Fehmi Lladrovci, Ilazi bëhët komandant brigadës dhe në atë kohë mediat serbe thonin se zhdukëm terroristat dhe Ilazi me betimin e ushtarëve të rinj, edhe ndërkombëtarët ja kanë nis me këtë videoincizim duke thënë se këta nuk janë terrorista por kanë të drejtën me luftu për vendin e vet”, shprehet ai.

Bashkwluftetari  i Ilaz Kodrës, Hasan Kodra  tregon si ishte në betejat kundër forcave serbe komandanti i UÇK-së

“Moralin që e ka pas Ilazi, e shpërndajke të tjerët, fjalët e tij, njeri i bekuar ka qenë”, tregon ai.

Të dielën janë bërë 24 vjet që nga rënia heroike e komandantit të UCK-së, Ilaz Kodra.

Kronika e realizuar nga gazetari Fidan Zejnullahu

Tags: pervejtori i renies se komandantit Ilaz Kodrarrefimi i familjareve
ShareTweet

Postime të ngjashme

Plot 40 dështime – Nuk ka konstituim të Kuvendit

Vullnet a obligim: Deputetët para procesit për zgjedhjen e presidentit

Prattipati takon Muratin, flasin për përfshirjen e kompanive amerikane në projektet e mëdha infrastrukturore në vend

Prattipati takon Muratin, flasin për përfshirjen e kompanive amerikane në projektet e mëdha infrastrukturore në vend

Gjykimi i dytë ndaj Thaçit – Dëshmon eksperti i Institutit Kriminalistik të Holandës

Gjykimi i dytë ndaj Thaçit – Dëshmon eksperti i Institutit Kriminalistik të Holandës

Prokuroria kërkon dënimin, mbrojtja lirimin – Fjalët përfundimtare në gjykimin për 400kg kokainë

Amerikani Pass, përforcimi i radhës te Ylli

Amerikani Pass, përforcimi i radhës te Ylli

Llapi angazhon portier gjerman

Llapi angazhon portier gjerman

Prattipati takon Muratin, flasin për përfshirjen e kompanive amerikane në projektet e mëdha infrastrukturore në vend

Prattipati takon Muratin, flasin për përfshirjen e kompanive amerikane në projektet e mëdha infrastrukturore në vend

Gjykimi i dytë ndaj Thaçit – Dëshmon eksperti i Institutit Kriminalistik të Holandës

Gjykimi i dytë ndaj Thaçit – Dëshmon eksperti i Institutit Kriminalistik të Holandës

Prokuroria kërkon dënimin, mbrojtja lirimin – Fjalët përfundimtare në gjykimin për 400kg kokainë

Prokuroria kërkon dënimin, mbrojtja lirimin – Fjalët përfundimtare në gjykimin për 400kg kokainë

Konflikti në Lindje të Mesme rrit çmimet e derivateve në Kosovë, Shoqata e Naftëtarëve bën thirrje për qetësi

Konflikti në Lindje të Mesme rrit çmimet e derivateve në Kosovë, Shoqata e Naftëtarëve bën thirrje për qetësi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën