TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qytetarët thonë se po kanë vështirësi në pagesën e kredive për shkak të krizës ekonomike

Qytetarët kanë shprehur shqetësime lidhur me pagesat e kësteve mujore ndaj bankave kreditore, derisa nga nga Banka Qendrore e Kosovës thonë se pritet të lehtësojnë politikat monetare, gjë që do të ndikoj në uljen e normave reale të interesit.

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Qytetarët thonë se po kanë vështirësi në pagesën e kredive për shkak të krizës ekonomike

Rreth 65 mijë persona morën kredi nga institucionet kredidhënëse për periudhën e parë tremujore të vitit aktual, bazuar në të dhënat e gjeneruara sipas sistemit të regjistrit të kredive në Bankën Qendrore të Kosovës.

Në mesin e tyre është edhe Fatmir Sopi nga Prishtina.

Tash e 18 vite Sopi i paguan bankës kreditore këstin mujor, për të cilin thotë se po ka vështirësi ta paguaj për shkak të krizën ekonomike.

“Qe 18 vjet kam kredi, mos me kanë vllaznia me më ndihmu me pare nuk e di qa kisha bo…”, thotë ai.

Të vështirë për ta paguar këstin e kredidë e ka edhe një qytetar tjetër.

“Boll vështirë, po gjindemi qysh po mundemi po çdo ditë e më vështirë është…”, shprehet Bashkim Latifi

Megjithatë, përmes një përgjigjje elektronike nga Banka Qendrore e Kosovës thonë se pritet të fillojnë gradualisht të lehtësojnë politikat monetare, gjë që  sipas tyre, do të ndikoj në uljen e normave reale të interest.

“Me ngadalësimin e shkallës së inflacionit dhe stabilizimin e çmimeve, Bankat Qendrore pritet të fillojnë gradualisht të lehtësojnë politikat monetare, gjë që do të ndikoj në uljen e normave reale të interesit. Transmisioni i politikës monetare mbetet të shihet se kur do të filloj të jap efekt në dinamikat e çmimeve. Ulja potenciale e normave reale të interesit, do të reflektohej edhe në Kosovë, më konkretisht, përmes rënies së normës referente (Euriborit), duke ndikuar kryesisht kreditë që janë disbursuar me norma variabile të interest”, thuhet nga BQK.

Ndërkaq, profesori universitar në fushën e ekonomisë, Nagip Skenderi vlerëson se bankat do duhej të zbritnin normat e interesit të kredive.

Sipas BQK-së, norma mesatare e interesit në kredi në muajin shkurt të këtij viti ishte 6.5 për qind derisa në shkurtin e vitit 2022 ishte 5.8 përqind.

Kronika e realizuar nga gazetarja Lendrina Kodrolli

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi tri orë në mbledhjen e kryesisë- Abdixhiku pranon takimin me Kurtin, nuk flet për kushtet

Dorëzohen nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm në LDK

80 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Han të Elezit për shkak të diarresë dhe vjelljes

Ministrja Rizvanolli po intervistohet në Prokurorinë Speciale

Prokuroria: Thaçi u intervistua në cilësinë e të pandehurit për shpronësimet në Shipitullë

Thaçi pas intervistimit për shpronësimet në Shipitullë: Temë e përgatitur nga rivalët politikë

Thaçi pas intervistimit për shpronësimet në Shipitullë: Temë e përgatitur nga rivalët politikë

26 punonjës padisin Meta-n, pretendojnë se AI zgjodhi kujt i “ra shorti” për t’u pushuar nga puna

26 punonjës padisin Meta-n, pretendojnë se AI zgjodhi kujt i “ra shorti” për t’u pushuar nga puna

Mbi tri orë në mbledhjen e kryesisë- Abdixhiku pranon takimin me Kurtin, nuk flet për kushtet

Dorëzohen nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm në LDK

​Barcelona përgatit planin B nëse dështon transferimi i Alvarez

​Barcelona përgatit planin B nëse dështon transferimi i Alvarez

80 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Han të Elezit për shkak të diarresë dhe vjelljes

7 shenja që ju tregojnë se keni nevojë për më shumë vitaminë A

7 shenja që ju tregojnë se keni nevojë për më shumë vitaminë A

Ministrja Rizvanolli po intervistohet në Prokurorinë Speciale

Prokuroria: Thaçi u intervistua në cilësinë e të pandehurit për shpronësimet në Shipitullë

Diskutime të gjata – Çka folën Osmani e Abdixhiku?/Ministrja serbe: Presim largimin e KFOR-it -MESDITË

Diskutime të gjata – Çka folën Osmani e Abdixhiku?/Ministrja serbe: Presim largimin e KFOR-it -MESDITË

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën