Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se sot është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se do të zhvillojë takim me përfaqësues të IOWA-s, takime tjera të planifikuara nga MAPL.
“Jemi rrugës për në për të zhvilluar takime me përfaqësuesit institucional të IOWA-s, dhe takime të tjera që janë planifikuar nga MAPL”, ka thënë ai.
Ndryshe, vizita e tij tani vjen pas asaj të anuluar që kishte vitin e kaluar.