TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Rama për raportet Kosovë – Serbi: Më të mirat se që kanë qenë ndonjëherë

by TËVË 1
4 vjet ago
0
A A
​Rama për raportet Kosovë – Serbi: Më të mirat se që kanë qenë ndonjëherë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë më të mirat seç kanë qenë ndonjëherë, por theksoi se mbyllja e dialogut mes dy vendeve do të ishte mbyllja e një kapitulli konfliktesh në rajon.

Duke folur në Forumin Ekonomik “Delphi 2023, world affairs” që po mbahet në Greqi, Rama tha se i gjithë Ballkani Perëndimor gjendet në një situatë shumë më të mirë për shkak se shtetet i flasin njëra-tjetrës, ndryshe nga vite më parë.

“Dialogu Kosovë – Serbi do thosha është çështja që mbetet ende çështje e madhe dhe zgjidhja e kësaj çështjeje do të thotë të mbyllësh një kapitull përgjithmonë, një kapitull të shumë kapitujsh gjaku dhe konfliktesh. Kjo është diçka shumë e rëndësishme dhe strategjike. Megjithatë, edhe sa i takon këtij elementi të veçantë, kësaj çështjeje të veçantë, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë nuk kanë qenë asnjëherë aq të mira sa janë aktualisht. Pra, janë marrëdhënie shumë të mira krahasimisht saç kanë qenë këto marrëdhënie më përpara. Megjithatë, ka ende shumë për të bërë për të ndryshuar këtë marrëdhënie”, deklaroi Rama.

Duke folur për mungesën e stabilitetit në rajon për shkak të ndikimit rus, Rama tha se Shqipëria dhe Kosova janë të dy vendet e Ballkanit Perëndimor ku nuk ka aspak ndikim rus.

“Kur flitet për aspektin gjeopolitik dhe politikën ndërkombëtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ne kemi një panoramë shumë komplekse. Kemi 3 shtete anëtare në NATO, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, por Shqipëria nuk ka fare ndikim rus ndërkohë që Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë një influencë ruse shqetësuese. Nga ana tjetër, kemi Serbinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën. Kosova është si Shqipëria, është tërësisht e harmonizuar në të njëjtën linjë me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në, nuk kanë ndikim rus, ndërkohë që Serbia apo Bosnja kanë shumë ndikim rus. Nuk flitet këtu vetëm për qeverisjen, por edhe në popullsi”, vijoi Rama, shkruan KP.

Rama tha se popullariteti i Vladimir Putin në Serbi është nga 65%-80%, ndërsa Aleksandër Vuçiq e ka të vështirë të sanksionojë Rusinë pasi popullariteti i presidentit rus është më i madh se i vetë presidentit serb.

Tags: "Delphi 2023 world affairs"Edi Ramagreqi
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Rama nuk ndalet, kërkon sërish dialog me studentët

​Rama nuk ndalet, kërkon sërish dialog me studentët

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 17, protestuesit vendosen para Kryeministrisë, tubimi pa tensione

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 17, protestuesit vendosen para Kryeministrisë, tubimi pa tensione

Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Bosnjë

Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Bosnjë

Përmbytjet në Siri u marrin jetën pesë personave

Përmbytjet në Siri u marrin jetën pesë personave

Avokati i Popullit për rastin Arlinda Zekaj: Ka dështim të shtetit

Avokati i Popullit për rastin Arlinda Zekaj: Ka dështim të shtetit

Përparim Rama intervistohet nga Prokuroria Speciale

Përparim Rama intervistohet nga Prokuroria Speciale

“Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, tifozët e Crvena Zvezdës rikthejnë grafitin nacionalist në Beograd

“Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, tifozët e Crvena Zvezdës rikthejnë grafitin nacionalist në Beograd

PDK thërret konferencë për media, s’tregohet arsyeja

PDK sot zhvillon konferencë për media nga ora 15:00

Akil Gjakova në repasazh të Grand Slam Abu Dhabi!

Akil Gjakova në repasazh të Grand Slam Abu Dhabi!

Aleanca mban nesër konferencë për media

Aleanca mban konferencë për media sot në orën 14:00

Fundjava e basketbollit kosovar, vëmendja në Rahovec e Prishtinë

Sigal Prishtina – Trepça, përballen të dielën, në klasiken e basketbollit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën