Ministria e Financave Punës dhe Transfereve ka njoftuar se familjet përfituese të asistencës sociale që nga ky muaj do të pranojnë mjetet e asistencës në llogaritë private bankare, bazuar në konfirmimet që kanë dorëzuar në Qendrat për Punë Sociale.
Sipas njoftimit, përfituesit e asistencës sociale duhet të drejtohen tek zyret apo pikat e Bankave Komerciale, ku i kanë llogaritë e tyre, për të pranuar mjetet e asistencës.
“Andaj, përfituesit e asistencës sociale duhet të drejtohen tek zyrat apo pikat e bankave komerciale, ku i kanë llogaritë e tyre, për të pranuar mjetet e asistencës. Deri më tani, asistenca sociale është shpërndarë përmes zyrave postare. Në rast se ndonjë familje nuk pranon mjetet financiare për asistencës sociale për muajin prill 2023, atëherë duhet të paraqiten sa më parë në Qendrën për Punë Sociale në komunën ku banon dhe të njoftojë zyrtaret e ndihmave sociale”, thuhet në njoftim.
Teksa theksohet se përjashtimisht, përfituesit e Asistencës Sociale me status të azilantit do të vazhdojnë të pranojnë asistencën në Zyrat Postare./teve1.info./