Ka nisur protesta e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), me kërkesën për rritje të pagave.
Kjo protestë po mbahet para zyrave të kësaj ndërmarrjeje në sheshin “Nënë Tereza”, përcjell teve1.info
“Marre me rrejt”, “Punëtorët të rrezikuar në punë, por rrezikshmëria nuk paguhet”, “Puna e rëndë por ushqimi i lehtë”, janë disa nga shkrimet në pankartat që po mbajnë protestuesit.