TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

FMN i bën thirrje Bankës Qendrore Evropiane të vazhdojë me rritjen e normave të interesit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
FMN i bën thirrje Bankës Qendrore Evropiane të vazhdojë me rritjen e normave të interesit

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i bëri thirrje Bankës Qendrore Evropiane që të vazhdojë të rrisë normat e interesit deri në mesin e vitit 2024, dhe kërkoi nga ministrat e Financave të Bashkimit Evropian të ashpërsojnë politikat fiskale përmes veprimeve të bashkërenduara për të ulur nivelin e inflacionit.

Kreu i FMN-së për Evropën, Alfred Kammer, tha se niveli i lartë i inflacionit është shqetësimi më i madh.

Ai këto komente i bëri më 28 prill para një takimi me ministrat e Financave të BE-së dhe guvernatorët e Bankës Qendrore Evropiane.

“Rekomandimi ynë kryesor, sa i përket politikave, është ta mposhtim inflacionin dhe kjo nënkupton se duhet të përdorim instrumentin e politikës monetare. Për Bankën Qendrore Evropiane kjo nënkupton shtrëngim të mëtejmë, për një periudhë më të gjatë, ne vlerësojmë deri në mesin e vitit 2024, në mënyrë që të ulet inflacioni deri në synimin e caktuar diku në vitin 2025”, tha Kammer.

“Inflacioni është taksë, veçmas për të varfëritë, dhe ne duhet ta luftojmë”, shtoi ai.

Inflacioni në 20 shtetet që përdorin euron ishte 6.9 për qind në mars – krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak – por, inflacioni bazë, që përjashton luhatjet e mëdha në çmimet e energjisë dhe ushqimit, ishte 7.5 për qind.

Për të ulur inflacionin, Banka Qendrore Evropiane ka rritur në mënyrë agresive normat e interesit, duke i çuar ato nga zero sa ishin në mesin e vitit 2022, në 3.5 për qind në mars të këtij viti, por tregjet presin që kjo politikë të vazhdojë përtej vitit 2023.

Kammer tha se ministrat e Financave të BE-së duhet të ndihmojnë Bankën Qendrore Evropiane duke reduktuar stimujt fiskalë për ekonominë që ata përdorën gjatë pandemisë COVID-19 dhe vazhduan me aplikimin e tyre gjatë krizës së kostos së jetesës të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës.

“Inflacioni nuk mund të luftohet vetëm nga Banka Qendrore, na duhen politika fiskale që e mbështesin atë”, tha Kammer dhe shtoi se një ulje e deficitit buxhetor në shtetet e BE-së nuk u jetësua për shkak se pakot e ndihmës, që qeveritë dhanë për qytetarët për t’u përballur me çmimet e larta të energjisë, ishin në fuqi për një periudhë më të gjatë.

“Prandaj, ne tani rekomandojmë, pasi çmimet e energjisë po bien … që pakot e kostos së jetesës të mos aplikohen apo që ato të jenë më të shënjestruara”, tha ai.

Çështja e balancës midis politikave monetare dhe fiskale, si dhe inflacioni janë në agjendën e bisedimeve të ministrave të Financave të BE-së dhe guvernatorëve të Bankës Qendrore, të cilët do të takohen në Stokholm të premten dhe të shtunën./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

12 persona janë vrarë nga një sulm në aeroportin e kryeqytetit saudit, Riad

12 persona janë vrarë nga një sulm në aeroportin e kryeqytetit saudit, Riad

Trump: Ka ardhur koha që Ukraina të zgjedhë një president të ri

Trump: Ka ardhur koha që Ukraina të zgjedhë një president të ri

41 të vrarë në një sulm me dron në Sudan

41 të vrarë në një sulm me dron në Sudan

Kroacia heq taksën mbi pensionet

Kroacia heq taksën mbi pensionet

Gjilani ndanë rrugët me trajnerin Curri

Gjilani ndanë rrugët me trajnerin Curri

Ilir Havolli: Tetë edicionet e kongresit për shëndetin mendor kanë sjellë strategji të reja për përballimin e sfidave

Ilir Havolli: Tetë edicionet e kongresit për shëndetin mendor kanë sjellë strategji të reja për përballimin e sfidave

FSK përfundon kursin për mbrojtje të afërt në kuadër të bashkëpunimit me Gjermaninë

FSK përfundon kursin për mbrojtje të afërt në kuadër të bashkëpunimit me Gjermaninë

Shtyhet ndeshja e Superkupës së Kosovës në basketboll

Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës në basketboll

Prishtina dhe Dukagjini përballen në xhiron e shtatë të Superligës

Prishtina dhe Dukagjini përballen në xhiron e shtatë të Superligës

BE-ja pa udhërrëfyes për Serbinë, Marta Kos: Pas zgjedhjeve do të shohim sa serioze është Qeveria e saj

BE-ja pa udhërrëfyes për Serbinë, Marta Kos: Pas zgjedhjeve do të shohim sa serioze është Qeveria e saj

Michael Roth i reagon Daçiqit për flamurin serb mbi Prizren: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Michael Roth i reagon Daçiqit për flamurin serb mbi Prizren: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën