Drejtori i Fondacionit “Hasan Prishtina”, Mehmet Prishtina e ka cilësuar si të papranueshme iniciativën për ndryshimin e emrit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
I ftuar në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ai tha se është kundër kësaj iniciative sepse siç tha ai, po luhet me personalitetin e Hasan Prishtinës.
“Është lajm i papranueshëm, si përfaqësues i këtij fondacioni lajmin e kam marrë atë ditë kur kam ardhur nga një turne në Itali ku morra pjesë në hapjen e disa shkollave shqipe atje. Sigurisht që jemi kundër sepse kjo iniciativë është e papranueshme, sepse unë mendoj dhe jo vetëm unë por ka plot zëra tjerë që një tendencë e tillë luhet me personalitetin e Hasan Prishtinës”, tha ai.
Tutje Prishtina tha se kjo iniciativë është marrë me pretendimet se mund të krijohet një konfuzitet për shkak të Universitetit me të njëjtin emër i cili gjindet në Mitrovicë të Veriut.
“Universiteti është emërtuar para 10 viteve me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, ju ka dhënë emri Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, dmth nuk është Universiteti Hasan Prishtina, po Universiteti i Prishtinës e që nuk qëndron tendenca për të arsyetuar kinse është një Univeristet tjetër i cili krijon një konfuzitet, sepse edhe ata quhen me të njëjtin emër”, shtoi ai./teve1.info./