TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Përplasja pozitë-opozitë për KEK-un

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Opozita me kritika të ashpëra ndaj Kurtit për shuarjen e AKP-së

Pushteti dhe opozita janë bërë gati për të diskutuar për temën më të komentuar të ditëve të fundit: atë që po ndodhë në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Arrestimi i Kryeshefit të KEK-ut, po komentohet me tone të larta dhe akuza ndaj njëri-tjetrit në seancën e jashtëzakonshme të së mërkurës.

72 milionë po thotë shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, i ka vjedhur qeveria aktuale në tenderët e KEK-ut.

“Për pesë muaj KEK ka nënshkruar në vlerë prej 72 milionë euro 30 kontrata njëburimore të Nagip Krasniqit, i cili sot besoj se është me plot të drejtë në paraburgim”, u shpreh Tahiri.

Akuza e Tahirit ngjalli një reagim të menjëhershëm nga Mimoza Kusari – Lila.

“Opozita po mundohet të shfrytëzojë mekanizmin në të cilin ende e kanë ndikimin e tyre, atë të prokurorisë, duke kthyer sallën e Kuvendit në gjykatore…në i propozoj opozitës që ta bëjnë edhe një mocion sot dhe nga qendra e paraburgimit ku po mbahet zotëri Nagip Krasniqi të sillet këtu, në sallën e Kuvendit, ashtu duar lidhur siç e nxorën nga gjykata”, deklaroi ajo.

Akuzat vazhduan edhe nga akterë të tjerë opozitarë.

Ramush Haradinaj akuzoi Albin Kurtin se është shef i të korruptuarve nëpër institucionet e Kosovës.

“Po flasim për një model të veçantë, modeli i korrupsionit të Lëvizjes Vetëvendosje njihet dhe quhet lidhje e shkurt korruptive…Ju mundeni me thënë që Albin Kurti nuk është i korruptuar, ai është shefi i të korruptuarve, krijuesi i modelit të korrupsionit, lidhja e shkurt-dostat”, tha Haradinaj.

Ndërkohë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj nënvizoi se hetimi penal ndaj ish-kryeshefit Krasniqi për keqpërdorim të detyrës nuk duhet të ndalet.

“Presin që ky hetim penal mos të ndalet deri sa të zbardhet e vërteta, deri në detajet e fundit, përfshirë edhe rolin e ambasadorit Martin Berishaj, ministres së Ekonomisë dhe kryeministrit Kurti në gjithë këtë proces”, tha ai.

Derisa ministrja Artane Rizvanolli thotë se ndjehet e habitur se pse deputetëve të opozitës po u interesojnë kaq shumë tenderët.

“Kur u shpall tenderi, kush e fitoi pse e fitoi firma x pse jo tjetra. Desha t’iu pyes se pse ju i dini në kaq detaje këto informata dhe i përcjellin me kaq sukses. Por, nuk dua, pasi unë këtu kam jetuar ju njoh dhe qytetarët ju njohin, andaj nuk ka nevojë për përgjigje këtu”, deklaroi ministrja Rizvanolli.

Dyshime për korrupsion në KEK, përplasën mes vete deputetin e Vetëvendosjes, Armend Muja, me atë të PDK-së, Ferat Shala.

U përmendën kullotjet, gropat, burgu dhe picat.

“Në këtë gropë kanë kullotur shumë grupe të interesit. Ky është problemi dhe me neve nuk ka ndodh kjo, prandaj ndërmarrja ka filluar të lulëzojë”, tha Muja.

“Me këtë nuk replikoj, pasi kam nevojë të replikojë me kolegun tim Bekim Haxhiu, i cili kur është arrestuar ia ka dërguar një picë në stacionin policor pasha besën, duke lypur pare për të akredituar universitetet publike. Prandaj, kam replikë me Bekimin që ta pru picën në stacion të policisë dhe të ka nxjerrë prej burgut për korrupsion”, u shpreh Shala.

Për të njëjtën temë, diskutime të ashpra patën edhe ata që dikur ishin kolegë partie.

Haki Abazi dhe Sali Zyba, hodhën akuza ndaj njëri-tjetrit, derisa u përdorë edhe gjuhë jo-parlamentare.

Madje deputeti Abazi hodhi akuza në drejtim të partisë  që dikur bënte pjese edhe për një çështje tjetër.

Kurse, ministri i financave në fjalën e tij e quajti seancën një spektakël për të tërheq vëmendjen siç tha ai, nga sukseset e qeverisë.

Kronika e gazetarit Arton Rama.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

IKKL me dokumentar për Masakrën e Reçakut

IKKL me dokumentar për Masakrën e Reçakut

“Pa kry, pa këmbë e pa zemër”, rrëfimi i të mbijetuarit të Masakrës së Reçakut

“Pa kry, pa këmbë e pa zemër”, rrëfimi i të mbijetuarit të Masakrës së Reçakut

Osmani takon Prattipatin, diskutojnë për rëndësinë e konstituimit sa më të shpejt të institucioneve

Osmani takon Prattipatin, diskutojnë për rëndësinë e konstituimit sa më të shpejt të institucioneve

Analistët vlerësojnë se dorëheqja e Abdixhikut nuk do të pranohet

Grainca dhe Osmani kërkojnë përgjegjësi dhe zgjedhje të brendshme në LDK

28-vjeçari nga Malisheva vdes në një aksident në Slloveni

28-vjeçari nga Malisheva vdes në një aksident në Slloveni

IKKL me dokumentar për Masakrën e Reçakut

IKKL me dokumentar për Masakrën e Reçakut

Teherani kthehet në jetën e përditshme, ndërsa qetësohen tensionet SHBA-Iran

Teherani kthehet në jetën e përditshme, ndërsa qetësohen tensionet SHBA-Iran

“Pa kry, pa këmbë e pa zemër”, rrëfimi i të mbijetuarit të Masakrës së Reçakut

“Pa kry, pa këmbë e pa zemër”, rrëfimi i të mbijetuarit të Masakrës së Reçakut

Osmani takon Prattipatin, diskutojnë për rëndësinë e konstituimit sa më të shpejt të institucioneve

Osmani takon Prattipatin, diskutojnë për rëndësinë e konstituimit sa më të shpejt të institucioneve

Analistët vlerësojnë se dorëheqja e Abdixhikut nuk do të pranohet

Grainca dhe Osmani kërkojnë përgjegjësi dhe zgjedhje të brendshme në LDK

27 vjetori i Masakrës së Reçakut, krerët e shtetit kërkojnë drejtësi

27 vjetori i Masakrës së Reçakut, krerët e shtetit kërkojnë drejtësi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën