Këngëtari kosovar Labinot Rexha, përmes një postimi kishte pretenduar se ish-polici serb, Trajko Roganoviç, në kohën e luftës në Kosovë kishte maltretuar babain e tij, i cili si pasojë pas një kohe kishte vdekur.
Rexha në një intervistë në Tëvë1, duke rrëfyer për rastin në fjalë tha se ish-polici serb ishte i njohur si polic i egër në Rahovec dhe i cili kishte bërë shumë dëme te popullata shqiptare.
“Ai njihej si një polic i egër në Rahovec që ka bërë shumë dëme të shqiptarët. Sikur që e pashë në listën e dyshimeve nga Haga dhe vet nga Serbia që është i dyshuar ky si kriminel i luftës. E pashë në artikull ky jeton i qetë më duket në Mal të Zi, por unë nuk kam problem me askënd nga asnjë komunitet, unë kërkoj drejtësinë time për babain tim nëse ekziston drejtësia”, u shpreh ai.
Rexha madje ka thënë se nga ky rast ku e kishte parë babain duke u maltretuar nga polici serb, atij iu kishte formuar gastrofobia.
Teksa Roganoviçin ai tha se e kishte gjetur rastësisht duke lexuar në një artikull të një gazete serbe dhe se të njëjtit më pas i kishte shkruajtur në faqen e tij personale në Facebook.
“Unë i kërtoj falje familjes time që e kam ringjallë ankthin, stresin, posaçërisht nënës, bashkëshortes time. Unë kam një ankth, një stres, më është formuar gastrofobia nga kjo pamja që e kam pa në sytë e mi kur e kanë burgosur babain tim dhe tani unë nga dje jam shumë më i qetë, po marrë frymë shumë më qetë. Kam qenë me një lokal dhe kam nisur të lexoj për kriminelët e luftës të ciëlt janë shpallur në një gazetë serbe. Më pas kam hy me kerku në Facebook dhe ia kam shkruar një koment dhe ai ma ka kthyer se unë kam qenë vetëm një polic dhe kam kryer zbatime të mija të shtetit serb, dmth ai vetvetiu e ka pranuar që ka kryer krime dhe gjëra të tjera të asaj kohe”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1./teve1.info./