TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Xi dhe Zelensky biseduan, Kina do të dërgojë përfaqësues në Ukrainë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Xi dhe Zelensky biseduan, Kina do të dërgojë përfaqësues në Ukrainë

Kina do të dërgojë përfaqësuesit e saj të posaçëm në Ukrainë dhe do të bisedojnë me të gjitha palët për zgjidhjen e krizës atje, i tha presidenti Xi Jinping, të mërkurën, homologut të tij ukrainas, raportojnë mediat shtetërore kineze.

Xi ia tha këtë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë një bisede përmes telefonit, njoftoi televizioni shtetëror CCTV.

Kina do të fokusohet në promovimin e bisedimeve të paqes dhe do të bëjë përpjekje për një armëpushim, sa më shpejt të jetë e mundur, i tha Xi presidentit ukrainas Zelensky, thuhet në raport.

“Kam pasur një bisedë të gjatë dhe të rëndësishme telefonike me presidentin Xi Jinping. Besoj se kjo ftesë, si dhe emërimi i ambasadorit të Ukrainës në Kinë, do t’i japë një shtysë të fuqishme zhvillimit të marrëdhënieve tona dypalëshe”, ka shkruar Zelensky në Twitter.

Në fillim të prillit, Xi tha se ishte i gatshëm të fliste me Zelenskyn.

Zelensky i ka kërkuar disa herë presidentit kinez Xi të takohet me të, edhe pasi lideri kinez vizitoi presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, muajin e kaluar.

Në shkurt, Kina publikoi një dokument me 12 pika, në të cilin thekson pozicionin e saj për konfliktin në Ukrainë. Sipas agjencive botërore, disa diplomatë besojnë se dokumenti mund të shërbejë si një plan paqeje dhe për të inkurajuar Moskën dhe Kievin për të zhvilluar bisedime.

Në shtator, Pekini nuk e njohu aneksimin e njëanshëm të katër territoreve ukrainase nga Rusia dhe as aneksimin e Krimesë në vitin 2014.

Më 24 shkurt të vitit 2022, Moska filloi pushtimin e Ukrainës. Gjatë vitit të parë të luftës, dhjetëra mijëra njerëz vdiqën, duke përfshirë mijëra civilë, disa milionë njerëz u bënë refugjatë, ndërkaq disa qytete u shkatërruan plotësisht. /REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Huthët tentojnë sulm me raketë ndaj Riadit

Huthët tentojnë sulm me raketë ndaj Riadit

Izraeli mbyll pikat e kontrollit në Bregun Perëndimor, mbi 100 mësues pengohen të shkojnë në shkolla

Izraeli mbyll pikat e kontrollit në Bregun Perëndimor, mbi 100 mësues pengohen të shkojnë në shkolla

Irani kushtëzon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit me përmbushjen e angazhimeve nga SHBA-të

Irani kushtëzon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit me përmbushjen e angazhimeve nga SHBA-të

Qindra dronë ukrainas drejt Moskës në ditën e fundit të votimeve, raportohet për dy të vrarë

Qindra dronë ukrainas drejt Moskës në ditën e fundit të votimeve, raportohet për dy të vrarë

Kupchan: Dënimi i Thaçit s’e ndryshon pozitën ndërkombëtare të Kosovës, ai do të kujtohet për udhëheqjen e vendit drejt pavarësisë

Kupchan: Dënimi i Thaçit s’e ndryshon pozitën ndërkombëtare të Kosovës, ai do të kujtohet për udhëheqjen e vendit drejt pavarësisë

Man City fiton ndaj Sunderlandit me Xhakën në fushë, shënohen tetë gola

Man City fiton ndaj Sunderlandit me Xhakën në fushë, shënohen tetë gola

Liverpooli mposht Bournemouthin, vendos goli i Isak

Liverpooli mposht Bournemouthin, vendos goli i Isak

Muriqi nuk ndalet, shënon tre gola ndaj Eyupsporit

Muriqi nuk ndalet, shënon tre gola ndaj Eyupsporit

Quni publikon fotografinë me Abdixhikun e Shalën

Quni publikon fotografinë me Abdixhikun e Shalën

Muriqi shkëlqen te Fenerbaçe, shënon dy gola ndaj Eyupsporit

Muriqi shkëlqen te Fenerbaçe, shënon dy gola ndaj Eyupsporit

‘Liri për çlirimtarët’, nxënësit e Skenderajt protestojnë nesër

‘Liri për çlirimtarët’, nxënësit e Skenderajt protestojnë nesër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën