Presidentja Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut, ka zhvilluar një takim me kryetarin e parlamentit të këtij shteti, Talat Xhaferin.
Forcimi i pozitës ndërkombëtare të Kosovës ishte veç të tjerash temë diskutimi, ka shkruar Osmani në Twitter.
“Diskutuam rolin e parlamenteve në afrimin e vendeve tona, forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe kontributin e komunitetit shqiptar në lidhjet tona të forta me Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar presidentja.