TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sveçla: Askush s’do të mund t’i pengojë kryetarët e komunave në veri që të shkojnë në punë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se kryetarët e rinj të katër komunave veriore, do të shkojnë në punë dhe nuk do të mund t’i pengojë askush.

Ai ka shtuar se do t’u përgjigjen kërcënimeve të Serbisë dhe të grupeve kriminale të Milan Radojiçiqit.

“Prej momentit që rezultatet certifikohen, ata janë kryetarë legjitim komunash dhe patjetër do të shkojnë në vendin e tyre të punës, patjetër do të udhëheqin me ato komuna dhe patjetër do të kenë sukseset por edhe dështimet, sikurse i ka secila udhëheqje komunale gjithandej Kosovës dhe nuk e di pse kjo është e diskutueshme”, ka theksuar Sveçla të martën në “RTK”.

Derisa ka diskutuar për asistencën që mund ta kenë kryetarët e sapozgjedhur të komunave veriore, Sveçla më tej ka thënë se policia gjithmonë ka asistuar kudo që ka pasur telashe.

“Absolutisht, forcat e sigurisë janë aty për të siguruar secilin qytetar e posaçërisht institucionet e Republikës së Kosovës. Çfarë ka aty të jashtëzakonshme. Sa herë që kryetarët e komunave kanë pasur problem Policia e Kosovës ka qenë në dispozicion të tyre. Edhe për probleme shumë të vogla, edhe për tezga në rrugë policia e Kosovës është kujdes që institucionet komunale të kenë mbështetjen e saj, e mos të flasim për kryetarët e komunave apo drejtorët komunal”, është shprehur ai.

Sipas Sveçlës, rezistenca në veri ka kaluar nga ajo qytetare në rezistencë kriminale.

“Jemi dëshmitarë se si qytetarët tanë të etnisë serbe kanë refuzuar në masë të madhe të dalin në barrikada. Më herët kanë qenë gra, burra e fëmijë në barrikada, derisa në barrikadat e fundit ka pasur vetëm struktura të paguara. D.m.th. kemi kaluar prej rezistencës qytetare në rezistencë kriminale”, ka theksuar ai.

Ministri i Brendshëm ka deklaruar se kërcënimi dhe shantazhi i Serbisë ka shkuar deri në atë shkallë sa që presidenti serb kishte deklaruar se ka një listë më serbët që do të arrestoheshin posa të kalojnë në Serbi. Sipas tij, Serbia ka pasur një “fitore” kriminale të dielën duke ndërhyrë në zgjedhje me kërcënime dhe shantazhe.

Sveçla më tej ka thënë se të dielën afër qendrave të votimit ka pasur njerëz që kanë vëzhguar procesin dhe kanë shikuar nëse ndonjë serb do të dilte për të votuar. Sipas tij, këta persona tashmë janë të njohur për organet e rendit dhe shpejt do të dalin para drejtësisë. Ai theksoi se këta persona ishin aty për të identifikuar votues potencial dhe t’i raportonin Serbisë për ta.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Alarmi i mbrëmshëm për bombë në Prishtinë rezulton i rremë

Moti sot

Moti sot

Alarm për bombë në një ndërtesë në Prishtinë, banorët evakuohen

Kurti: Sonte bëmë histori

Kurti: Sonte bëmë histori

Alarmi i mbrëmshëm për bombë në Prishtinë rezulton i rremë

Sot Dita Ndërkombëtare për Tolerancë

Sot Dita Ndërkombëtare për Tolerancë

Moti sot

Moti sot

Alarm për bombë në një ndërtesë në Prishtinë, banorët evakuohen

Kurti: Sonte bëmë histori

Kurti: Sonte bëmë histori

KB Policia e Kosovës shënon fitoren e tretë radhazi, triumfon bindshëm ndaj KB Sfera

KB Policia e Kosovës shënon fitoren e tretë radhazi, triumfon bindshëm ndaj KB Sfera

Historike: Kosova në “play-off”, kërkon kualifikimin direkt në Botëror

Historike: Kosova në “play-off”, kërkon kualifikimin direkt në Botëror

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën