TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Raportohet se Turqia ka arrestuar mbi 100 persona “të lidhur me militantët kurdë”

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Raportohet se Turqia ka arrestuar mbi 100 persona “të lidhur me militantët kurdë”

Policia turke ka arrestuar 110 persona që dyshohet se kanë lidhje me militantët, sipas burimeve të sigurisë, raporton Reuters. Në mesin e të arrestuarve, sipas një ligjvënësi pro-kurd, janë edhe politikanë, avokatë dhe gazetarë, që janë arrestuar në lidhje me zgjedhjet e 14 majit.

Siç raportohet, operacioni i bastisjeve është përqendruar në Dijarbakir, qytetit më të madh të banuar me shumicë kurse në juglindje të Turqisë. Operacionet policore janë zhvilluar edhe në 21 provinca tjera, duke shënjestuar persona që akuzohen se kanë lidhje me grupin militant të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Ky operacion vjen më pak se tre javë para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, që paraqesin sfidën më të madhe zgjedhore për presidentin Recep Tayyip Erdogan, që kur subjekti i tij, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, erdhi në pushtet më 2002.

“Në prag të zgjedhjeve, nga frika se do të humbin pushtetin, ata kanë nisur sërish operacionet e arrestimeve”, shkroi në Twitter, Tayip Temel, ligjvënës nga Partia Popullore Demokratike.

Ai tha se politikanë, përfshirë edhe anëtarë të partisë së tij, gazetarë, artistë dhe avokatë janë në mesin e personave që u arrestuan në Dijabakir mëngjesin e së martës.

Erdogan shpesh ka akuzuar Partinë Popullore Demokratike se ka lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit. Por, ky subjekt politik ka hedhur poshtë këto akuza.

Partia Popullore Demokratike muajin e kaluar nuk garoi me ndonjë kandidat për zgjedhjet presidenciale të 14 majit, por ofroi mbështetje për rivalin kryesor të Erdoganit, Kemal Kilicdaroglu./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pentagoni: Mbi 600 ushtarë amerikanë të plagosur që nga fillimi i luftës me Iranin në shkurt

Pentagoni: Mbi 600 ushtarë amerikanë të plagosur që nga fillimi i luftës me Iranin në shkurt

Trump: Tarifa 25% për vendet që bëjnë biznes me Iranin

Trump thotë se është gati për “veprim të fortë ushtarak” nëse bisedimet me Iranin dështojnë

Arabia Saudite thotë se rezervon të drejtën për t’u përgjigjur pas sulmit me dron të Huthëve

Arabia Saudite thotë se rezervon të drejtën për t’u përgjigjur pas sulmit me dron të Huthëve

Zjarret mund të vazhdojnë për “javë ose muaj” në Francë, paralajmërojnë zjarrfikësit

Zjarret mund të vazhdojnë për “javë ose muaj” në Francë, paralajmërojnë zjarrfikësit

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Vazhdon ngritja e çmimit të naftës në Kosovë, këto janë çmimet e derivateve për sot

Vazhdon seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin “Ibër-Lepenc”

Vazhdon seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin “Ibër-Lepenc”

​Tre basketbollistë të Kosovës nderohen me çmime individuale nga FIBA

​Tre basketbollistë të Kosovës nderohen me çmime individuale nga FIBA

Java fillon me mot të mirë

​Moti sot me diell dhe vranësira, temperatura deri në 32 gradë Celsius

Alijaj: Seanca konstituive nuk është e vonshme, negociatat LVV-LDK mbeten vendimtare

Alijaj: Seanca konstituive nuk është e vonshme, negociatat LVV-LDK mbeten vendimtare

“Info Nata”- 27.05.2026

“Info Nata”- 27.05.2026

​Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste s’mund të tërheqë zvarrë rajonin

​Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste s’mund të tërheqë zvarrë rajonin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën