TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KORRUPSION PREJ 1,5 DERI NË 300 EURO

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
KORRUPSION PREJ 1,5 DERI NË 300 EURO

Hapin e parë drejt zbulimit të akteve korruptive të mbi 60 zyrtarëve policorë dhe doganorë, e kishte bërë Inspektorati Policor përmes një kallëzimi penal. Rreth katër  muaj më vonë, Prokuroria Speciale kishte filluar me hetime që çuan në arrestimin e 50 zyrtarëve dhe shpalljen në kërkim të 18 të tjerëve.

Tarifat doganore, jo të gjithë i paguan vitin e kaluar.

“A ka ndonjë kafe për këta burra a jo?”

Në këtë formë kishte kërkuar ryshfet polici U.M, ku vlera e gjërave të përvetësuara arrinin shifrën prej 1 euro e gjysmë.

Por jo të gjithë të pandehurit kërkuan kafe për kafe.

Kështu për lejimin e transportimit të shamponëve e disa pajisjeve telefonike, sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, që e ka siguruar Tëvë1, një polic tjetër kishte marrë 10 euro nga transportuesi.

“Për kontroll më 28.10.2021 vjen një shtetas i Shqipërisë. I pandehuri H.H e pyet atë; “Kah jeni kah shkoni, a çka jeni kah boni? A ki me pagu ti i pari? Pas kësaj shtetasi i Shqipërisë i gjuan diçka nga pjesa e jashtme e sportelit (dyshohet para) në tavolinë. I pandehuri H.H, duke i thënë “tu rritë nera”, i merr paratë prej tavolinës dhe i shtyen me shpejtësi nën tavolinë.”

E brenda një ndërrimi, B.K kishte marrë mbi 200 euro ryshfet, duke përfshirë edhe lejimin e kontrabandës së kërpudhave.

Dikush tjetër mori më shumë se kaq.

500 kilogramë substanca narkotike e llojit Canabis Sativa, kaloi doganën duke i korruptuar disa nga të pandehurit me rreth 300 euro.

“Unë valla s’kesh tu e (nuk kuptohet), pa e ngjoft hiq. Hajt burrë zullumin s’deshta me ja lshu, (nuk kuptohet) 500 killa, (nuk kuptohet) a e din. Bimë mjekësore nashta kanë vlerë najsen.”

Përpos tarifave, këta zyrtarë përmes ryshfetit, vendasve të Kosovës dhe Shqipërisë u lejuan të kalonin pa i përfillur masat anti Covid.

Disa nga zyrtarët policorë ishin dëshmitarë të kryerjes së këtyre veprave nga vartësit e tyre, por që sipas Prokurorisë nuk kishin ndërmarrë asnjë hap në parandalimin ose ndërprerjen e aktit korruptiv, duke u bërë kështu pjesë e grupit kriminal të organizuar.

E dyshimet për këto vepra penale, fillimisht Inspektorati Policor i Kosovës më 7 shkurt 2021 kishte dorëzuar kallëzim penale tek Prokuroria Speciale.

E në qershor të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale kishte filluar hetimet, të cilat u zgjeruan katër herë.

Deri të mërkurën u arrestuan 48 zyrtarë policorë dhe 2 zyrtarë doganorë, e 18 të tjerë janë ende në kërkim nga policia.

Raporti i gazetares Florijeta Dernjani

Tags: Arrestimet e zyretareve policorearrestohen 50 zyrtar
ShareTweet

Postime të ngjashme

Maloku: Abdixhiku duhet ta japë dorëheqjen vetë, jo përmes Kuvendit dhe Kryesisë

Maloku: Abdixhiku duhet ta japë dorëheqjen vetë, jo përmes Kuvendit dhe Kryesisë

Sot pritet të arrijnë edhe 3,185 pakot me fletëvotime, numërimi i tyre planifikohet të fillojë rreth orës 19:00

Rinumërimi i votave mund të zgjasë nga 12 deri në 14 ditë

Cakolli: Manipulim industrial i votave në disa vendvotime

Cakolli: Manipulim industrial i votave në disa vendvotime

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Torino eliminon Romën nga Kupa e Italisë

Torino eliminon Romën nga Kupa e Italisë

“Info Nata”- 13.01.2026

“Info Nata”- 13.01.2026

City fiton ndaj Newcastlet

City fiton ndaj Newcastlet

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën